Meqë po flitet për Ligjet

Kjo tabelë elektronike është vendosur dje në trotuarin prane Kuvendit te Shqiperise në Bulevardin e Tiranës. Tregon "ditet e voneses se votimit te tre ligjeve që na integrojnë në Europë". Kalimtarët, nëse kthejnë kokën dhe përqëndrohen në ekran, do shohin që njëherë shfaqet në tabelë numri i ditëve "vonesë" njëherë shfaqet fjala "turp" e kështu me rradhë.
Ligjet? Disa metra larg tabelës në fjalë ndodhen zyrat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky ka prezantuar pikërisht dje raportin vjetor të punës. Kreu Bujar Leskaj tha se shqetësimi kryesor është që punonjësit e administratës që rezultojnë të kenë abuzuar me fondet publike dhe janë denoncuar nga ky institucion nuk po largohen nga funksionet publike, megjithëse ligji thotë ndryshe, duke krijuar kështu një kulturë mosndëshkimi.
Duke iu referuar raportit vjetor të punës, Leskaj prezantoi të dhënat e shkeljeve të konstatuara gjatë vitit 2012, për të cilat 125 punonjës të administratës publike janë kallëzuar penalisht. Në total, dëmi financiar që i është shkaktuar buxhetit të shtetit arrin vlerën 13.5 miliardë lekë. Pse nuk ndëshkohen (sipas ligjeve pra) këta abuzues të denoncuar? a.th.
Comments
E pashe sot kur kalova. Me
<p>E pashe sot kur kalova. Me erdhi ndot nga kjo qeveri.</p>
Add new comment