Spahiu identifikon 3 parti si “tradhëtare” (PD, LSI, PDIU), plus OSBE bashkëfajtore në krim me heshtjen e vet

Postuar në 02 Shkurt, 2013 07:52

“Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU përgatitjen vjedhjen e zgjedhjeve në tavolinë duke vendosur si në asnjë vend demokratik standartin e pabarazisë së votës. Koalicioni i tradhtarëve po sajon me çdo kusht koalicione të pabaza dhe dy pole në politikën shqiptare me qëllimin e vetëm për të shtuar votën që mban në pushtet shtetasin Sali Berisha” deklaroi Spahiu gjatë një takimi të zhvilluar paraditen e  sotme në Vlorë, njofton Top Channel.

Më tej ai e ka quajtur koalicionin qeverisës (duke iu referuar kryesisht këtyre 3 partive) si “koalicioni i tradhtarëve”, çka automatikisht ia bën atij të pamundur një koalicion të mëpasmë me to.

“Koalicioni i tradhtarëve është frikësuar nga vota ndëshkuese e shqiptarëve, të cilët me 23 Qershor do të largojnë nga faqja e dheut tradhtarët dhe atentatorët e votës së lirë dhe të barabartë.” u ka thënë Spahiu pjesëmarrësve të shumtë në takim.

Ai nuk ka munguar të akuzojë dhe OSBE, që “hesht për masakrën Kushtetuese që koalicioni i tradhtarëve i bëri votës së lirë me çështjen e mandateve. Ky mision duhej të ishte i pari që duhej të reagonte për pabarazinë e votës që koalicioni i tradhtarëve i vendosi shqiptarëve. Shqiptarët janë zhgënjyer nga mos-përmbushja e misionit të OSBE-ODIHR”.

k.c.

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

Mire e ke o Kreshnik, po OSBE-ja nuk e rruan fare, nderkombetaret nuk e rruajne fare, na thone llogje gjithe diten.

Ishte po kjo Europe qe i beri presion Berluskonit, pa ik mbushu te vije Monti, se ti s'duhesh per gje, dhe Berluska menjehere doreheqjen, kishte 54% te parlamentit miku.

Kur heqin Berluskonin, si s'paskan takat te heqin Berishen ?!

Nuk eshte se s'mundin, por nuk duan, s'ka zgjidhje tjeter, o s'mund o s'do, keshtu thote logjika, ajo zona gri eshte per sofistet qe te nxjerrin se Djalli eshte Zoti dhe anasjelltas.

Sa e lehte eshte te heqin Berishen, tak-fak, premtime Metes dhe 2-3 deputeteve te PD-se, e humbi  shumicen.

Po te duan nderkombetaret, qe neser Shqiperia i administron zgjedhjet me Qeveri Teknike, madje me kryeminister te vendosur ne Bruksel, si bene me Montin.

Migjeni sikur ta kish bere per Europen e sotme:

O,si nuk kam nje grusht te fortè
t'i bij mu nè zemèr malit qè s'bèzane,
ta dij dhe ai se ç'domethanè i dobet-
n'agoni te perdihet ky vigan i vrame.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.