Po e tregon që tani se do t’i sjellë farë tragjedie të re Shqipërisë - shkruan Qosja për Berishën e 23 qershorit

Postuar në 07 Shkurt, 2013 03:19

Jo, jo, nuk kam besim, asnjë çast nuk kam besim se qeveria e sotme mund të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme - thotë Rexhep Qosja në një intervistë të botuar pjesë-pjesë nga e përditshmja Gazeta Shqiptare. "Në Shqipëri, deri në këtë ditë kur po i përgjigjem kësaj pyetjeje tuaj, nuk kemi pasur zgjedhje të lira e të ndershme, prandaj duhet të jesh naiv e të besosh se do të kemi më 23 qershor të këtij viti - shkruan ai dhe shton:

"Qeveria e sotme, e kryesuar prej një njeriu që aq agresivisht po e përdor dhe shpërdor politikën, që aq hapur dhe aq agresivisht po e përdor dhe po e keqpërdor demokracinë, që aq agresivisht ka ditur t’i keqpërdorë edhe zgjedhjet herët e kaluara, nuk mund të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme një qeveri që e kryeministron, siç e quajnë në Shqipëri, stalinisti i fundit në Evropë? Unë kam drojë që Sali Berisha, në qoftë se sheh se po i humb zgjedhjet – e të gjitha të dhënat që pranon mendja e shëndoshë tregojnë se do t’i humbë – mund t’i sjellë farë tragjedie të re Shqipërisë! Agresiviteti që tashmë po e shpreh tregon për rrezikun që ai përfaqëson në zgjedhjet e 23 qershorit”. A.N.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Paralajmerim per tragjedite, te gjithe mund te japim, por fjala nuk na ze vend. &nbsp;Fjala e qytetarit te madh shqiptar Rexhep Qosje, ze vend dhe vend nderi. Nuk eshte zeri i Orakullit te Delfit a te Dodones, nuk eshte as zeri i Casandres dhe as i magjistricave makbethiane. Zeri i Qosjes eshte zeri i te gjithe shqptareve qe rane nen kthetrat e fashizmit pas 40 viteve perpjekjeje te dhunshme te padegjuara.</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Problemi qendron se pavaresisht se zoti Rexhep Qose e jep kete kembane alarmi me te cilen jane dakord nje pjese e madhe e atyre qe jetojne ne Shqiperi dhe qe e dine se sa e do pushtetin Berisha, opozita e paafte ( me ne krye nje &quot;politikan&quot; te paafte) cuditerisht pas zgjedhjeve ne Tirane ka bindjen se do e munde Berishen megjithese &nbsp;ai Noken ne krye te Ministrise, Lleshin ne KQZ dhe de facto ka ne kontroll gjithe gjykatat e ketij vendi te shkaterruar. Se nga i lind ky besim ata e dine, por pastaj mos te kene fytyre te dalin para shqiptareve duke kerkuar te hapen kutite.</p>

Submitted by Ermal (not verified) on

<p>Tani erdhi momenti i Pranveres Shqiptare. Po te doje Partia qe eshte per Rilindje le ti bashkohet Popullit Shqiptar e te pastroje zorzopet nga qeveria kriminele.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.