U dha mesazhi se kushdo që vret në emër të Berishës ka imunitet - thotë Ilva Tare mbi vendimin për 21 janarin

Postuar në 07 Shkurt, 2013 17:20

U dha mesazhi se kushdo që vret në emër të Berishës ka imunitet – thotë gazetarja e njohur Ilva Tare lidhur me vendimin e djeshëm të gjykatës që liroi Prendin e Llupon. (në foto gjatë një interviste me ambasadorin amerikan në Tiranë, Arvizu)

“Kultura e pandëshkushmërisë udhëheq Shqipërinë. Ky është mesazhi i gjyqtarëve të 21 Janarit me vendimin për pafajësi të personave që kanë qëlluar me plumba mbi protestuesit e paarmatosur. Deri ditën kur drejtësia shqiptare të dënojë vrasësit e katër qytetarëve të pafajshëm që u ekzekutuan në 21 Janar shteti shqiptar mbetet përgjegjës për vrasjen e katër qytetarëve të tij. Nëse politika që kontrollon sot drejtësinë dëshironte të dërgonte një mesazh për shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtare se kushdo që vret në emër të qeverisë Berisha, ka imunitet atëherë duhet të pranojmë instalimin e një sistemi politik jo demokratik. Nëse raportet e Bashkimit Europian dhe SHBA nënvizonin fjalën pandëshkueshmëri  si një hallkë të dobët të sistemit të drejtësisë shqiptare, tanimë duhet të thonë se pandëshkueshmëria është ligji i vetëm që funksionon në këtë vend – thotë Tare në një prononcim në faqen online të gazetës DITA. a.n.

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Te lutem Ilva duhet te jesh me koncize. Kush vret per &quot;burrin e shtetit&quot; ka imunitet. Nuk eshte e lehte te marresh titullin &quot; burre shteti&quot; nga Arvizu.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.