Përveç Besnik Hoxhës dhe Adriana Berajt të padekretuar nga Moisiu, edhe Ariana Caco rezulton e paditur nga një avokat për mitmarrje

Postuar në 10 Shkurt, 2013 11:13

Dje ishte Presidenti Moisiu që rrëfeu se dy nga gjyqtarët, Besnik Hoxhën dhe Adriana Berajn, nuk i kishte dekretuar sepse kishte indicie për korrupsion. Sot, gazeta Shqiptarja.com ka botuar informacion për një implikim edhe të gjyqtares së tretë, Ariana Caco. Dy vite më parë Caco ishte paditur në Prokurori nga një avokat në Tiranë për mitmarrje. Ajo kishte vonuar për 2 vjet gjyqin e klientit dhe kishte premtuar një futje pa rradhë në këmbim të 10 mijë eurove. Emri i avokatit nuk bëhet i ditur, por Shqiptarja.com shkruan se ka pasur dhe biseda të regjistruara mes avokatit e Cacos, edhe pse dosja ishte mbyllur në mënyrë të heshtur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Në ato vite u bënë shumë inspektime, u tha edhe se kishin gjetur shkelje në punën e shumë gjyqtarëve të Shkallës së Parë, por rezultatet nuk u bënë kurrë të ditura.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.