Një thënie e Kasem Trebeshinës për Sali Berishën?

Lexuesi Mehmet Metaj na ka dërguar në adresat e bashkëpunëtorëve të faqes, tekstin e mëposhtëm:
“Në një takim me intelektual që u zhvillua më 11 Janar 1991, në Institutin e Lartë të Arteve, shkrimtari i madh disident Kasëm Trebeshina kur foli për qeverisjen tha: Qeverisjsa e vendit, është një amanet i lashtë: “Qeveriseni mirë popullin se përndryshe ai çdo invazion të huaj do ta quaj çlirim”- ka thënë 3500 vjet më parë mbreti Hemurabiu i Asirisë/Babilonisë së lashtë. Për lëvizjen studentore të Dhjetorit dhe Partinë Demokratike, ai tha ´´Lëvizja studentore është ende para nesh si një afresk i lartë mural dhe ne nga që jemi shumë afër tij nuk e shohim dot se sa i lartë është, do të duhen vite e kohë që të shohim e kuptojmë madhështinë e saj´´.
Dhe ja pas 20 vjetesh ajo shkoi huq përfundoi nën kthetrat e Sali Berishës që s’ndin për njeri sot dhe fjalen demokraci s’e njeh se nga bie me shtëpi. Ndërsa në një miting të PD-së të v. 1992 Kasëm Trebeshina, duke parë sjelljen prej Ponc-Pilati të Sali Berishës i tha: “Ti s’bën dot demokraci ty të ka vdekur foshnja në lindje” (në fakt ka pas dashur t'i thotë e ke vdekur foshnjën në lindje-se ai vetë e përdhosi fillimin dhe po shënon sot fundin e PD-së, por haraç të madh do paguajë shumë Shqipëria dhe populli shqiptar nga ky njeri primordial).
Por me sa duket ne mbetemi viktimë e përhershme e vetëvetes, si gjithmonë, durojmë kur duhet ngutur e ngutemi kur duhet duruar, bejmë zhurmë kur duhet ndenjur urtë dhe rrimë squt kur duhet thënë açik.
Solla këtu disa momente e nënvizime historike, as për të treguar erudicion as për të bërë retorikë, por për të kërkuar më shumë dinjitet, se me njerez dinjitozë bëhet pastaj kombi dhe shteti dinjitoz. E kam fjalen për ata që i thonë vetes intelektualë, me shumë mendime e pjesëmarrje në jetën publike dhe politike; përndryshe do të na sundojë përjetesisht mbretëria e bufave, prevalenca e mediokërve, që kjo Shqipëri e vogël sot me krye n’hi që është si “Vezë e Kolombit” të mos mbesë përjetësisht “Guri i Sizifit”…”
Comments
E ku eshte vlera e kesaj
<p>E ku eshte vlera e kesaj prurjeje? Apo mjafton te jete thenie kunder Berishes dhe vetvetiu fiton vlere ne keto kohe? Mustafa, po e ben Respubliken si Tema e Bazes, nje trakt antiberishe fund e krye. Edhe te qenurit opozitar duhet te kete nje fare sqime dhe kruspuj ne vetvete</p>
Add new comment