Podestat e takojnë Obamën 25 herë, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve...1 herë?

Kur Shtëpia e Bardhë në kohën e Obamës lëshoi të parën listë të vizitorëve në vitin 2009, “US News and World Report” vuri re diçka: “Për të brendshmit, lista tregonte diçka tjetër: Pushtetin e familjes Podesta. Mes tyre, këshilltari i Obamës dhe ish- shefi i stafit të Clinton-it, John Podesta, vëllai i tij, Tony Podesta dhe gruaja lobiste e Tony-t, Heather, kishin bërë në total 25 vizita. Sa për krahasim, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi kishte bërë një vizitë”.
Paragrafi është marrë nga një artikull i Glenn Greenwald, në The Guardian, ku përshkruhet ajo që ndodh në Uashington me grupet e lobimit, vecanërisht Podesta-n, e kontraktuar edhe nga qeveria e Berishës. Klienti i tyre i ri është kryeministri i Irakut Maliki. Shkruhet në artikull:
“Qeveria e Malikit nuk ka dyshim se do të ketë nevojë të konsiderueshme për ndikimin e Podesta-s. Regjimet autoritare në përgjithësi kanë punë të madhe për të bërë në Uashington... Qeveria e Malikit nuk ka pse shqetësohet. Më paratë që do të japë për Podesta Group, dyert në qarqet politike të demokratëve do të hapen, duke zbutur shqetësimet e Malikit. Për të gjithë ato biseda për zgjedhjet dhe fjalimet e bukura të politikanëve, kjo është dinamika e ndyrë që drejton Versajën e Amerikës në Potomak. Ky proces i neveritshëm tani ka një çift të lumtur si simbol (e ka fjalën për kreun e Podestave dhe bashkëshorten e tij gjithashtu lobiste). Urime të përzemërta për Tony Podesta-n, Nuri al- Malikin dhe të gjithë ata në Uashington që do të mbulohen me bujari nga ky bashkim i gëzuar...” A.N.
Artikulli:
http://www.guardian.co.uk/commentisfree/2013/feb/13/tony-pod...
Add new comment