Don’t make us condemn you publicly!

“Ne jemi tejet të zhgënjyer dhe të shqetësuar se liderët shqiptarë po i largohen rolit tradicional konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në rajon. Deklaratat e fundit publike të bëra nga politikanët shqiptarë kanë kapërcyer vijën e diskutimeve të përgjegjshme, në atë të retorikës kundërproduktive dhe potencialisht të rrezikshme. Këto deklarata jo vetëm nxisin sjellje gjaknxehta dhe tërheqin vëmendjen nga përparësitë e vërteta të rajonit, por gjithashtu potencialisht nxisin dhunën, gërryejnë paqen dhe stabilitetin, dhe ndikojnë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara… duke përdorur mesazhe negative etnike për qëllime politike, është destabilizuese dhe kundërprodhuese. Përdorimi i mesazheve etnike negative për qëllime politike duhet të ndalojë tani! Zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk janë justifikim për retorikë të papërgjegjshme. Ne i bëjmë thirrje politikanëve shqiptarë dhe liderëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos futen në punët e brendshme të Serbisë. Përkundrazi, fokusohuni në përparësitë e popullit shqiptar në Shqipëri: zgjedhje të lira dhe të ndershme, integrimi me Bashkimin Europian, mundësi të përmirësuara ekonomike etj. Shqipëria mund dhe duhet të jetë një fqinj i përgjegjshëm dhe bashkëpunues, por politikanet e saj duhet fillimisht t’i rrinë larg tentacionit për të luajtur kartën nacionaliste. Nuk po bëni një përshtypje të mirë, ndërsa përgatitemi për ardhjen në krye të departamentit të Sekretarit të ri të Shtetit. MOS NA BENI T’JU DENOJME PUBLIKISHT...!”
Teksti i mësipërm është një letër e Departamentit të Shtetit për qeverinë shqiptare. Për këtë letër (memo) shtypi ka njoftuar disa ditë më parë, por u publikua sonte në emisionin Top Story në televizionin TCH.
Add new comment