Ish luftëtari i UÇK kundërshtohet fort si Ministër i Brendshëm në Maqedoni. Berisha, nuk e ka marrë vesh akoma lajmin!

Postuar në 16 Shkurt, 2013 14:55

Sipas agjensisë së lajmeve INA, Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferri, i njohur si ish-komandant "Forina" i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) është kundërshtuar ashpër nga shoqatat maqedonase të veteranëve të luftës së vitit 2001 si kandidat i caktuar për ministër të Mbrojtjes të Maqedonisë. Bëhet fjalë për një nga eksponentët luftarakë të luftës civile në Maqedoni që u shua me marrëveshjen (ende të pazbatuar) të Ohrit. Me sa duket, komandantët e djeshëm janë shndërruar në deputetë të sotëm, por, posti i lartë i Ministrit të Mbrojtjes ka acaruar grupe të ndryshme maqedone.

Një ndër ta, Stojançe Angelov, pjesë e bllokut opozitar maqedonas, ka akuzuar kryeministrin Nikolla Gruevski për kandidaturën: “Unë kam folur se Nikolla Gruevski është një politikan qyqar dhe patriot i rrejshëm, por nuk besoj se ka mbërritur deri aty që Talat Xhaferri të jetë ministër i mbrojtjes, kur bëhet fjalë për një komandant të UÇK-së. Është jashtë mendjes që të besohet që ai të jetë ministër i Mbrojtjes”. Sipas tij, nuk mundet që dikush që ka luftuar kundër Maqedonisë të ulet në karrigen e ministrit të mbrojtjes.

Duket se Berisha nuk e ka marrë akoma këtë lajm, sepse do të kishte dalë me një tezë të re nacionaliste që të fuste spicat dhe me Maqedoninë (me Greqinë e Serbinë, e ka bërë tashmë).

k.c.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po Berisha flet dokrra kot, he burre. Asnjehere nuk ndalet ne ngjarje konkrete. Shqiptaret e Maqedonise po shkojne drejt asimilimit dhe politika hesht...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.