Edhe kinezët janë tërhequr nga Albpetrol?

Privatizimi i Albpetrol po shkon drejt dështimit të plotë. I vetmi konfirmim zyrtar mbetet ai që janë mbyllur negociatat me “Vetro Energy” dhe se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nisur negociatat me kompaninë kineze “Wein Bussines Energy” , e renditur e dyta në tender me një vlerë shumë më të vogël se propozimi fillestar që erdhi nga Vetro prej 850 milion eurosh (oferta e kinezëve shkonte në 297 milionë euro).
Por të gjitha gjasat tregojnë se nuk do të ketë një privatizim prej tyre. Një burim nga METE, që dëshiron të ruajë anonimatin bën të ditur për ResPublica se negociatat me kompaninë kineze kanë dështuar. Në një përgjigje të tyre para pak ditësh është qartësuar se për momentin nuk janë të interesuar për të investuar në Shqipëri për vetë klimën e krijuar politike në prag zgjedhjesh. (a.th.)
Comments
Jam shume i gezuar qe Sali
<p>Jam shume i gezuar qe Sali Berisha nuk do te kete ne dispozicion parate e shitjes se Albpetrolit perpara zgjedhjeve. Duke ditur se shteti eshte i rrenuar financiarisht ai do te kete me pak resurse per te blere zgjedhjet. Kete e ka nuhatur dhe bisha dhe prandaj po pergatitet ti marri zgjedhjet me force. Por edhe mercenaret duan para.</p>
Add new comment