Dajti? Çmimet nuk kanë rëndësi për guvernatorin: Eshtë simbol i rinisë tonë.. Me godinën e Bankës po bëj një vepër arti

Postuar në 19 Shkurt, 2013 08:46

Guvernatori Fullani ka dhënë një intervistë të gjatë për Zërin e Amerikës në të cilën ndër të tjera pyetet edhe për Hotel Dajtin. Gati dy vjet më parë Banka bleu për rreth 30 milionë euro ish-Hotel Dajtin. Pati atëherë shumë polemika dhe akuza ndaj Bankës për një veprim të tillë. Ç’po ndodh me Hotel Dajtin? – është pyetja dhe Fullani përgjigjet:
'Lëvizje të rëndësishme institucionale gjithmonë janë të vështira për t’u tretur. Po bëjmë fjalë për simbolin e Shqipërisë, për Hotel Dajtin. Jo vetëm aq. Hotel Dajti ka qenë një simbol i arkitekturës ballkanike për vetë rëndësinë që kishte autori Bozio. Padyshim që do të trajtohej kjo në shoqërinë shqiptare. Ky nuk vetëm aq. Ky hotel është simboli i rinisë tonë. Është një simbol i ndaluar i joni, nganjëherë edhe për ta parë, jo vetëm për të hyrë brenda. Ajo është godinë plot me hije, bukuri, nostalgji. Duke qenë simbol, kur kryen një transaksion të tillë ke mbi shpatulla një përgjegjësi shumë të madhe, jo vetëm për të sotmen por edhe për të ardhmen. Ky ishte shansi më i madh që iu dha Bankës së Shqipërisë, nuk diskutojmë këtu për çmimin, i cili është një oportunitet i shtuar për Bankën e Shqipërisë. Me blerjen e Hotel Dajtit përfundojmë konfigurimin e Bankës së Shqipërisë. Në fund të këtij viti në mbarojmë rindërtimin e godinës kryesore, e cila është një vepër arti, është katër kate nëntokë, rreth 20 metra poshtë nën tokë.... Përfundimi i hotel Dajtit mbyll këtë trekëndësh dhe është mjaft i rëndësishëm për ne. Do të mundohemi që të ruajmë traditën dhe njëkohësisht të bëjmë një godinë moderne pa ndryshuar asgjë nga fasada e saj. Njëkohësisht edhe duke e ristrukturuar. Tashmë që ne jemi Brenda dhe po bëjmë punime në të kuptojmë që është një godinë e vjetër, ka nevojë për shumë punë, për shumë ristrukturim. Pa dyshim që do të jetë po ai simbol për shqiptarët, por me një vello të re...

 

Intervista e plotë

http://www.zeriamerikes.com/content/interviste-me-guvernatorin-fullani/1603843.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.