Berlusconi nuk fiton por mund të mos e lejë fituesin të qeverisë?

Postuar në 19 Shkurt, 2013 10:57

Më 24 dhe 25 shkurt në Itali zhvillohen zgjedhje, sepse edhe qeveria "teknokrate" e Mario Montit nuk arriti ta bindë Parlamentin italian që të mbështesë kursin e reformave. Gazeta italiane me prirje të majtë "La Repubblica" ka botuar një studim mbi "ekstremizimin e ri të djathtë" në Evropë. Autorët vërejnë një rritje të numrit të anëtarësimeve tek partitë ekstremiste të djathta. Megjithëse parti të tilla fitojnë sipas gazetarit Paolo Berizzi pak vota, "idetë që përhapin këto parti po depërtojnë madje edhe në mesin e votuesve që kanë votuar dikur për partitë e krahut të majtë."

Think-tank-u britanik Demos përshkruan në një raport se lëvizjet ekstremiste të të djathta në vende të ndryshme evropiane po lidhen gjithnjë e më tepër me njëra-tjerën. Për të fituar popullaritet këto parti përqëndrohen me vetëdije në tema të caktuara - të tilla si gjendja e punëtorëve në zonën industriale të Italisë Veriore, që kanë mbetur pa punë - thotë raporti i Demos. Kjo bëhet shpesh në kurriz të së majtës tradicionale. Kështu vepron edhe Lega Nord, e cila e quan veten populiste dhe separatiste. Nuk është ndonjë parti e vogël e cila vepron disi në hije, por një parti që është prej vitesh në qendër të politikës italiane. Në dy qeveritë e fundit nën drejtimin e Berluskoni Lega Nord drejtonte bashkë me partinë konservatore të Berluskonit " Popolo della Libertà" (PDL). Kreu i ri i Lega Nord, Roberto Maroni, kërkon të bëhet kryeministër i ri i rajonit të Lombardisë. Maroni është bashkuar përsëri me Silvio Berluskonin, për të arritur në parlamentin kombëtar një shumicë të krahut të djathtë.

James Waltson, profesor në Universitetin Amerikan në Romë, nuk beson se Berluskoni do t'i fitojë zgjedhjet këtë herë. Megjithatë, ai mund ta "destabilizojë parlamentin në mënyrë të tillë që fituesi të mos mund të qeverisë". Thirrjet raciste në kor në stadiumet italiane ekspertët i shikojnë jo vetëm si një shenjë injorance, por edhe zemërimi dhe konstatojnë një dhunë në rritje në shumë pjesë të shoqërisë italiane. Për shkak të injorancës dhe të konfuzionit të politikës italiane, ekstremistët e krahut të djathtë janë në rrugën më të mirë për të marrë mesfushën e politikës, kanë frikë vëzhguesit politikë. (D.W.)

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ja një Sali tjetër por me një ndryshim të vogël ky i joni është ritur në mes bjeshkëve të nëmuna prandaj është kaq i vrazhdë kurse ky është ritur në mes një shoqërie të zhilluar prandaj duket si një xhentëlmen por në realitet nuk ndryshojnë shumë boll të kalojnë ata mirë për të tjerët as që duan tja dinë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.