Skandali që po trondit Spanjën

Postuar në 20 Shkurt, 2013 03:11

Gazeta spanjolle El Pais botoi para dy javësh bilance të shkruara me dorë që tregonin se partia Partido Popular në pushtet kishte pasur një fond sekret për vite të tëra nga i cili përfitonin zyrtarë të lartë të partisë. Kryeministri Mariano Rajoy dhe partia e tij reaguan me forcë duke ngritur pikëpyetje për vërtetësinë e dokumentave. Por këtë javë El Pais njoftoi se ekspertë të kaligrafisë konfirmuan se dokumentat ishin autentike dhe nuk kishte shenja falsifikimi. Përveç kësaj, dolën në pah dokumenta të reja se partia vazhdoi të paguante deri në dhjetor personin që ishte në qendër të skandalit, ish-shefin e financave të partisë dhe kjo ndodhte megjithëse Luis Barcenas ka qenë nën hetime që në vitin 2009.

Në Shqipëri kjo mund të duket për të qeshur por në Spanjë po bën aq bujë (mediat e quajnë “çështja Barcenas”) sa ka shkaktuar tronditje në gjithë Eurozonën. Skandali po luhat besimin e investitorëve pasi kostot e borxhit janë rritur pas muajsh qëndrueshmërie relative. dhe i ka bërë edhe më të vështira për t’u përballuar masat shtrënguese ekonomike për spanjollët. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.