4 muaj nga kufizimi i imuniteteve, - vëren Andrea Stefani dhe pyet: Pse nuk merret Llalla me Fatmir Mediun?

Ka 8 vjet që kryeministri Berisha stërbetohet për tolerancë zero në luftën kundër korrupsionit. Të njëjtën gjë po bën edhe kryeprokurori i sapoemëruar Llalla. Por vepra s’ka – shkruan Andrea Stefani në editorian e tij në të përdithmen SHQIP dhe merr si shembullin më tipik Fatmir Mediun, që vazhdon të jetë ministër i kabinetit “të duarve të pastra”, edhe pse është akuzuar për bashkautorësi në një korrupsion që u bë rrënja e tragjedisë së përgjakshme të Gërdecit.
Çfarë e bën atë të paprekshëm nga drejtësia? – pyet Stefani dhe shkruan: “Si jo pak të tjerë të akuzuar për “Gërdecin”, edhe për ministrin Mediu ka pasur një procedim penal që pat nisur pasi Kuvendi i Shqipërisë i kish hequr atij imunitetin bazuar në një kërkesë të Prokurorisë. Çështja vajti edhe në gjykatë. Por në shtator 2009, ky procedim u pushua nga Gjykata e Lartë me argumentin se Fatmir Mediu, kish fituar një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e po atij viti. Në fakt, Gjykata zbatoi ligjin. Por nuk janë zbuluar shkaqet se përse Prokuroria nuk kërkoi një autorizim të ri nga Kuvendi për procedimin e Mediut? Aq më tepër kur jo vetëm ligji nuk pengonte, por edhe vetë shumica betohej se do zbatonte çdo kërkesë të prokurorisë për heqje imuniteti, në rastet e dyshuara për korrupsion?!..”
Situata është bërë edhe më absurde pas miratimit, në shtator 2012, të ligjit për kufizimin e imunitetit të deputetëve. (ligji në fjalë ka hyrë në fuqi në tetor 2012 dhe sipas tij, prokuroria nuk ka më nevojë të marrë autorizimin nga Kuvendi për të ndjekur penalisht deputetë të dyshuar për korrupsion).
Shkruan Stefani: Kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga kufizimi i imuniteteve të deputetëve. Nëse jo më imunitetet, çfarë e ka penguar prokurorinë t’i shkojë në fund procedimit të Mediut për të realizuar ndëshkimin ligjor për një korrupsion që u bë shkak për viktima të pafajshme, për shkatërrim jetësh dhe pronash të qindra qytetarëve? Cila është mburoja antiligj që mbron ministra të korruptuar dhe bën prokurorinë të heshtë? Fatmir Mediu është sot ministër pa imunitet e megjithatë, edhe kryeprokurori i ri, Adriatik Lalla, nuk po shfaq vullnet për ta çuar deri në fund këtë" (a.n.)
I plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/02/20/imunitet-ska-pse-nu...
Comments
Ku jane ata legenat qe
<p>Ku jane ata legenat qe akuzonin Ina Ramen se nuk bente sa duhej. Ja se ja u con punet deri ne fund ky burri qe e zevendesoi tashti...</p>
Add new comment