Selami dhe djali i Rajmonda Bulkut ishin lajmi i 20 Shkurtit

Postuar në 21 Shkurt, 2013 09:17

Festa me rastin e 20 Shkurtit, ditës së rrëzimit të monumentit të diktatorit Hoxha, nuk tërhoqi vëmendjen që ka tërhequr vitet e tjera. Në qendër ishte menduar të vihej si gjithnjë Berisha, dhe fjalimi i tij i improvizuar, por gazetat e interesuara për t’u fokusuar tek kjo ngjarje, të shkurajuara ndoshta prej fjalimit të mërzitshëm të Berishës, kishin kërkuar të tjera lajme brenda lajmit. Mirëpo lajmet e zgjedhura ishin çikërrima tw natyrws bulevardeske.

Një lajm ishte prania në tubimin e mbajtur në qytetin Studenti e Eduard Selamit, fakti që ai ishte aty në rreshtin e parë, që ishte pranë Topallit e Bogdanit (deputetit, jo futbollistit), që i shtrëngoi dorën Berishës, e që po ato duar i përplasi disa herë gjatë fjalës së boss-it. Lajmi i dytë ishte fjala e eksituar që ka mbajtur djali 33 vjeçar i Rajmonda Bulkut. “Mamaja ime ishte 33 vjeç 22 vjet më parë. Unë jam 33 vjeç sot”, tha ai, dhe më poshtë shpjegoi simbolikën e së njëjtës moshë me të ëmën në kohë të ndryshme: “Tani është në dorën e brezit tim, që të shembim murin e bllokimit, që e mban Shqipërinë larg BE-së”. Re.Pu.

Foto LSA: Kryeministri S.Berisha, gjate mitingut dje ne Sheshin Demokracia, ne Qytetin Studenti

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Si do te shkojne ne Bashkimin Evropian pinjollet e bllokut (nusja, nipi dhe mbesa e Josif Pashkos), duke privatizuar shtetin ? Motra e ketij 33-vjecarit eshte emeruar kryekeput mbi baza nepotike dhe antiligjore ne Konsullaten shqiptare Selanik.

Submitted by Adi (not verified) on

..patjeter qe duhet te jete cuni i mamit t.bukur (ex), ose nje nga pinjollet e prokurorit Josif Pashko te shpartalloj diktaturat qe per cudi kesaj radhe eshte ne opozite, nejse kjo eshte nje nga ato banalitet gjith qelb qe prodhon dita dites ky vend i perdal.

Submitted by Anonim (not verified) on

Tani ju 33 vjeçaret keni ndonje plan te na i nxirni ne pension ata 66 vjeçaret apo jo?Kjo eshte çeshtja qe prekupon popullin.Sa per murin e bllokimit ,duhet te te vije turp qe kopjon shprehjet e te tjereve.Mos kopjo nga fjalet "xhevahir" qe i nxjer xhaxhi yt Sala duke u shkumbezuar   pa e dogane jashte çdo kontrolli llogjik.Turp djale i ri.E keni kthyer Shqiperine ne prone private tuajen.A ndjen ndopak vrasje te ndergjegjes kur shume nga moshataret tend jane te papune e te pashprese?Po qe i mbushet me diplomat e Cilit te paditurit,qe neser do ti keni ne administraten e militanteve,duke ju mbyllur deren mijerave talenteve qe kane dersitur per te studiuar e mesuar me pune e me djerse a mendon ndonjehere?E di ti se neser do ti vesh perballe keto dy shtresa te rinjsh?E di ti qe pergjegjes eshte Sali Berisha dhe jot eme me freskun qe i ben keqqeverisjes se katundareve?Yyyyyyy.....turp!

Submitted by asim debi (not verified) on

A e di valle çuni i bllokmenes Bulku, se gjyshi i tij (me mbiemrin e babes-Pashko)ka denuar me vdekje dhjetra antikomuniste shqiptare ?

A e di se shoqja Bulku deri sa e beri Sala deputete nuk kishte asnje kontakt me PD dhe demokratet, madje sheshit i perbuzte dhe injoronte ?

A e di se u be deputete vetem se eshte bibë dhe mbesa e Ilmi Vuthit qe eshte martuar me Drita Ramen vajzen e xhajes te Sllobodanka-Liri Berishes ?

A e di se aktorja deshtake ishte operative ilegale e Sigurimit ne radhet e inteligjences dhe artisteve. dhe i çoj njerezit tek busti e porositur ?

Mjafte me idiocira se na hapet barkun

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.