Messi apo Maradona? Pas ndeshjes së mbrëmshme, ndokush ka zënë të thotë “Maradona”

Postuar në 21 Shkurt, 2013 09:42

Leo Messi apo Diego Armando Maradona? Në fillim ishin të sigurtë se Maradona është më i madhi. Më tej, kur Messi fitoi ca pjekuri më shumë e zuri të demonstronte se kush ish në të vërtetë, mendimet ishin të ndara. Dhe kur Messi filloi të shpërthente, të thyente rekorde si golashënues e të merrte Topa të Artë njëri pas tjetrit, peshorja anoi nga Pleshti. Të shumtët sot mendojnë se ky i fundit është më i madh se El Pibe d’Oro.

Gazetari sportiv italian, Tommaso Pellizzari, që shkruan për të përditshmen il Corriere della Sera, mbron një qëndrim të kundërt. Sidomos, qysh nga mbrëmja e djeshme, kur Barça humbi qartazi me Milanin me rezultatin 0-2, dhe kur Messi, si rrallë herë, ishte i padukshëm, nuk dha asnjë assist, nuk gjuajti asnjëherë në portë e, rrjedhimisht, nuk shënoi asnjë gol. “Nuk është hera e parë që Messi nuk bie në sy me skuadrat italiane”, thotë gazetari në fjalë. “Në nëntë ndeshje që ka bërë me Interin, Milanin e Udinesen, ai ka shënuar vetëm tri herë, dhe të trija herët me penallti”, saktëson.

Ç’do të thotë kjo? Tommaso Pellizzari ka një arsyetim të vetin. “Messi është mësuar në kampionatin spanjoll, ku skuadrat e dorës së dytë janë taktikisht të dobëta, dhe futen në fushë me idenë budallaqe për të luajtur si të barabartë me Barça-n apo Realin. Dhe prandaj, Messi bën shumë gola. Kur i duhet të luajë me skuadra që janë shumë të përgatitura taktikisht, siç janë këto italianet, Messi pëson fiasco. Ndërsa Maradona u ka bërë gol të gjitha skuadrave italiane. Dhe u ka bërë gola të të gjithë llojeve, nga të gjitha pozicionet”, thotë ai në thelb.

Ka të drejtë? Apo është ende nën eksitimin e fitores së mbrëmshme të Milanit, që mund të zhvleftësohet në ndeshjen e kthimit?

Re.Pu.

Comments

Submitted by toni (not verified) on

o zotri,  nuk behet ky krahasim me ndeshjen e mbremshme se Berluskoni te dielen kerkon te behet prap

kryeminister dhe dihet qe politika ka futur hundet dhe ne futboll.

Berluskonit ju donin disa vota dje

Submitted by Dritan (not verified) on

Te tilla mendime vetem neper kafenete e Shqiperise mund ti lexosh :).

Berlusconi i tha Zapates te rrinte atje te ngrinte duart, te devijonte topin dhe te shenonte Boateng. Dmth, fitoi Milani dhe Berlusconi do marri vota.

Sipas llogjikes tuaj alla-shqiptarce, ne ndeshjen e kthimit do fitoje Barca, se i duhet mbeshtetje per pavaresine e Catalonjes.....

ahahahahahahaha, cna ka gjet me kta rrob

Submitted by voica (not verified) on

Padiskutim qe ka te drejte.

Maradona eshte i paperseritshem deri tani. Eshte njeriu qe cdo ekip qe ka qene, e ka marre ne krahe si thes dhe e ka cuar ku ka dashur. C'ben Mesi me kombetaren e vet. Maradona e la te bente si te donte kur ishte trajner i Arg. Sic luante dhe vete, pa pozicion a detyre te percaktuar.

Gazetari e ka bere shume te sakte percaktimin, llogarisni ketu qe tek Barca ka ne krah dhe 2 lojtare pothuajse ne nivelin e tij qe i sherbejne atij dhe gjithe ekipit. Maradona ishte vetem fare, i varfri!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.