Ç'mendonte Adem Jashari për 'patriotin Sali'?

Postuar në 21 Shkurt, 2013 13:26

“Në këtë 5-vjetor, kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para veprës, arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit Ibrahim Rugova, sakrificës sublime të kryeheroit të kombit tonë, Adem Jashari, e mijëra e mijëra luftëtarëve të lirisë që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për çlirimin e Kosovës” – ishte teksti I postuar në FB nga S.Berisha ditën e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Por ata që kanë luftuar me Adem Jasharin nuk mendojnë se Berisha beson vërtet kështu. E përditshmja DITA (ka tri numra që merret me historinë e raporteve mes Berishës e UÇK-së) ka sjellë në numrin e sotëm dëshminë e një prej themeluesve të saj, Qerim Kelmendi, i cili në një intervistë të gjatë, të bën të ndryshosh mendim së paku për atë që thuhet rëndom se në Kosovë: se miti i Berishës është i paprekshëm. Kelmendi, ndër të tjera pyetet nga gazetari Habjon Hasani lidhur me atë që Jashari thoshte kur ishte gjallë për Berishën dhe ai përgjigjet:

“Përshtypjet dhe pikëpamjet e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit por edhe gjithë bartësve të organizmit të celulave të para të UÇK-së në lidhje me Sali Berishën kanë qenë të qarta. Vazhdimisht  ia kemi bërë me dije kujtdo që ka lidhje me UÇK-në se në Shqiperi, ku drejtonte Sali Berisha, të bëjmë kujdes të madh sepse nga shteti i Sali Berishës dhe nga zyra e Kosovës që ishte instaluar aty duhet të bënim kujdes njësoj sikur të ishim në Kosovë dhe vazhdimisht kemi marrë masa mbrojtëse, nga survijimet dhe përndjekjet e mundshme. Edhe Adrian Krasniqi, në muajin shkurt 1997 është prangosur dhe i është marrë armatimi personal që dispononte nga larot e Berishës. Në muajin tetor 1997  Adriani është vrarë. Por ky arrestim mund të ketë qenë edhe i rastësishëm ndaj nuk dua të spekuloj me këtë rast.  Me keqardhje e them se sheti i Sali Berishës, qeveria Bukoshi, Zyra e Kosovës, kishin ndërlidhje me nëntokën e zezë të UDB-së. E them me bindje dhe mendoj edhe sot e kësaj dite kështu. Për lidhje të tilla të kësaj natyre ka materiale edhe shteti shqiptar dhe kur arkivat të hapen do vërtetohet kjo që po ju them unë…” a.n.

 

Intervista e plotë:

http://gazetadita.al/21-shkurt-2013/

Postimi i Berishës:

http://www.panorama.com.al/2013/02/18/berisha-nderime-per-ru...

Comments

Submitted by aliu (not verified) on

<p>mos se do ta lexojne idiotet kosovare e do zemerohen qe po ju tregoni te vertetat e te parit te fisit te tyre Sali</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.