Demokracia mund të nxitet vetëm atëherë, kur depërton në mendjet dhe veprat e njerëzve

Postuar në 25 Shkurt, 2013 02:52

16 -17 milionë euro për dy-tri vitet e para për financimin e personave, grupeve dhe lëvizjeve, që angazhohen në vendet e tyre për vlerat demokratike. Me mbështetjen e Parlamentit Europian sapo ka nisur të funksionojë Fondacioni Evropian i Demokracisë, një organizëm që “do të ndihmojë demokracinë në vendet ku për grupet e të drejtave civile, që ndjekin një synim politik ka mundësi shumë të kufizuara mbështetjeje” - thotë Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jerzy Pomianowski që është vendosur si drejtori i parë i Fondacionit.

Thotë ministri në një intervistë me Deutsche Wellen: “Mesazhi ynë është njëkohësisht një premisë e përgjithshme: demokracia nuk eksportohet dhe nuk i imponohet askujt. Demokracia mund të nxitet vetëm atëherë, kur ajo depërton në mendjet dhe veprat e njerëzve... Polonia përshembull do sot që Bjellorusia të bëhet demokratike, njësoj si grekët, italianët dhe spanjollët dëshirojnë demokraci në vendet e Mesdheut sepse marrëdhëniet e fqinjësisë me vendet e qeverisura nga diktatorët rezultojnë shumë të vështira...” (a.n. / karikatura nga Medi Belortaja)

 

Intervista e plotë:

http://www.dw.de/jerzy-pomianowski-demokracin%C3%AB-nuk-mund...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.