Beppe Grillo "i mund" sondazhet

Postuar në 25 Shkurt, 2013 14:27

Në Itali nuk lejohet publikimi i sondazheve politike në dy-javshin para zgjedhjeve. Nga sondazhet e shumta që u publikuan në Itali deri dy javë ppara zgjedhjeve, partia e Beppe Grillos rezultonte me një përkrahje të 13-16% të elektoratit Italian. Ndërsa në sondazhet që u publikuan pas përfundimit të votimit (sot në orën 15), partia e Grillos rezultoi me 19% në sondazhin e institutit Tecnè (për Sky TV) dhe 20% në sondazhin e institutit Piepoli (për RAI TV). Por numërimi i votave po tregon se partia e Grillos ka arritur një rezultat më të lartë se sondazhet para zgjedhjeve dhe atyre pas votimit – deri në orën 21 të ditës sotme ajo ka marrë rreth 25% të votës popullore.
Sipas Dr.Piepolit, i cili bëri një koment të shkurtër në RAI Tv, pasaktësia e sondazheve, si atyre parazgjedhore dhe atyre paszgjedhore, e ka burimin tek nënkampionimi i moshave të reja. Në fakt, ky është një problem i të gjitha sondazheve kudo në botë, por nuk rezulton në pasaktësi kur ka një garë bipolare, sepse shpërndarja e votave të të rinjve është zakonisht e përpjeshme me moshat e mbikampionuara. Ndërsa kur në skenë futen parti të reja – si e Grillos – nënkampionimi i të rinjve deformon parashikimin, sepse të rinjtë e pakampionuar tentojnë të shkojnë drejt partive të reja që duan të shkundin statuskuonë. E.Zaloshnja

Comments

Submitted by anisa (not verified) on

Nenkampionim do te thote nendarje/nenperfaqesimi???

Submitted by respublica (not verified) on

nenkampionim kemi kur nje grup i caktuar ka perqindje me te vogel ne kampion sesa ka ne popullsine nga eshte perzgjedhur kampioni.

Submitted by Aulin (not verified) on

Grillo duhej te ishte parti e pare.

Italianet tipike mosbesues nuk munden te benin ate qe duhej, po flas per ata qe nuk jane te politizuar majtas apo djathtas.

Lega poshte e me poshte megjithese prape shume, 18 senatore!!!m.

Submitted by Lira (not verified) on

Dhe ne Itali ka te pashkolle ose te shkolluar keq ose servila...  Grillo dihet qe eshte me shume levizje/parti e te rinjve.  Dhe te nenkampionosh te rinjte ne nje kohe qe Grillo mbush sheshet me protestues te rinj si askush nga politikanet e tjere, eshte per te vene duart ne koke. Per mua nuk ka shpjegime te tjera pervecse  arrogances ndaj levizjeve te reja ose servilizmit ndaj partive te vjetra...

Submitted by Pirro (not verified) on

Sondazhet nuk mund te jene kurre te sakta! Edhe mua me pyeti ne dalje te qendres elektorale korrespondentja e La7, "per ke votove?" U pergjigja: "per PDL-ne e kumbarit". Para 1 muaji ne rruge me ndalen bashke me nje mikeshen time italien per nje sondazh: "per ke do te votoni?" Ajo: "per PD-ne e Bersanit"; une: per PDL-ne e mafiozit".

Me mire keshtu, kur sondazhet nuk funksionojne, vota eshte me e paqarte por edhe me e lire; kur sondazhi eshte i perpikte, vota eshte e tredhur...!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.