Fan Noli i shkruan Enver Hoxhës për... Faik Konicën

Mes 544 letrave të sjella në librin “Letërkëmbimi i Fan Nolit”, një botim i shtëpisë botuese “Erik”, përgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi, është edhe korrespondenca mes Nolit dhe Enver Hoxhës, një pjesë e të cilave po botohen në të përditshmen Panorama. Në dhjetor të vitit 1942, Faik Konica do të mbyllte sytë. Pak kohë para vdekjes i shkruante Nolit: “Ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë... (shkruar nga dora e Konicës, kjo duket boll e çuditshme, sepse njihet përplasja që Konica e Noli kanë pasur gjatë gjithë jetës së tyre)... Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë, nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë”,
Botimi jep më pas se si për këtë amanet Noli i drejtohet Enver Hoxhës (me të cilin ka pasur një letërkëmbim të gjatë në vitet 1945-1946): “Dëshira e fundit e Faik Konicës ishte që të prehej në atdhe, në Shqipëri. Kini mirësinë të na njoftoni kur do të ishte e përshtatshme që të silleshin eshtrat e tij me nderimet përkatëse si kampion i pavarësisë së Shqipërisë”. Por duket se Enver Hoxha nuk i ktheu asnjëherë përgjigje për këtë çështje.
Më tej lexojmë t’i ketë shkruar Sejfulla Malëshovës: “Bëj përpjekje për të ndjerin Faik se është akoma në dollap dhe koston shumë dhe trupi ka filluar të prishet. Më kthe përgjigje për këto”. Por duket se edhe Malëshova nuk i ktheu asnjë përgjigje. Noli do të ikte nga kjo botë me pengun se nuk e çoi deri në fund amanetin e mik-armikut të tij. Eshtrat e Konicës u kthyen në atdhe vetëm në maj 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. a.n.
Comments
Te pakten Konica e paska

Te pakten Konica e paska ditur qe toka e tij meme nuk paska qene vendlindja e tij.

Eshte menyra se si na i ka

Eshte menyra se si na i ka paraqitur historia komuniste dhe kryseisht N. Jorgaqi, kontraditet midi tyre (sipas tij Noli ishte me proletaret dhe Konica me borgjezine) lidhjen e tyre qe ne kemi kujtuar se Noli e Konica ishin armiq per vdekje. Ata ishin miq gjithe jeten, por kurre nuk i kursyen kritikat per njeri tjetrin

Edhe ti Fan S.Noli paske

Edhe ti Fan S.Noli paske patur goxha korrispondence me KOMANDANTIN ?!?

E kujt ti besosh tanime ?!?

Nese nuk ka kurajo te

Nese nuk ka kurajo te kerkoj ndjese, Nasho Jorgaqi duhet te rrefej se me ke konsultohej

qe nuk i botoi prej kohesh te vertetat ne marredheniet e Nolit me Konicen, por edhe me Enverin e te tjeret...

Kush e pengoi Jorgaqin te bente ate qe ben tani?

A ka fshehje te tjera? Dmth, a eshte ky varianti i fundme i Nashos, do pyeste Dodona?!

Add new comment