Zhurmohen në Kinë VOA dhe BBC

Postuar në 27 Shkurt, 2013 03:37

Zëri i Amerikës po proteston zhurmimin e ri të transmetimeve në gjuhën anglishte në Kinë. Drejtori i Zërit të Amerikës, David Ensor (foto) dënoi ndërhyrjen e re dhe tha se ky stacion i qeverisë së Shteteve të Bashkuara është duke punuar me ekspertë për të përcaktuar origjinën e saktë të zhurmimit. Ai tha se "rrjedhja e lirë e informacionit është një e drejtë universale dhe Zëri i Amerikës do të vazhdojë të ofrojë informata të sakta dhe të balancuara në platformat që mund të arrijnë audienca në zonat që i nënshtrohen censurës".
Zëri i Amerikës - i financuar nga qeveria amerikane -  nuk është viktima e vetme e zhurmimit. BBC-ja (British Broadcasting Corporation) tha këtë javë se transmetimet e saj anglisht në radio me valë të shkurtra gjithashtu janë duke u zhurmuar në Kinë. BBC-ja thotë se ndërsa nuk është e mundur të zbulohet se kush është duke i bërë zhurmimet, "këto duket se janë përpjeke të gjera dhe të koordinuara të një vendi që ka burime dhe teknologji përkatëse, si Kina." Inxhinierët elektronikë të Zërit të Amerikës thonë se Radio Australia gjithashtu është duke u zhurmuar.
Në selinë e Zërit të Amerikës në Uashington, inxhinierët thonë se ndërsa transmetimet e Zërit të Amerikës në kinezisht zhurmohen në mënyrë rutinore në Kinë, transmetimet në anglisht zakonisht nuk preken.  Ata vënë re se zhurmimi i programeve anglisht filloi rreth një muaj më parë dhe për këtë duket se përdoret një teknologji të re. a.n.

Comments

Submitted by ijs (not verified) on

<p>Shume mire ja ben kina ketyre majmuneve te perendimit qe nen petkun e lirise se fjales mbjellin vetem mjerim ne tere planetin. Mjere ai qe bie pre e propogandes skandaloze te zerit te amerikes dhe bbc vegla qorre te manjateve perendimore per skllaverimin e botes se trete!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.