Nikoliç dekoron gazetarët që lëvdonin Milosheviçin

Postuar në 27 Shkurt, 2013 11:48

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka dekoruar 12 liderë të ish-republikave të Bashkimit Sovjetik, nga të cilat asnjëra nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. Në krye të listës është presidenti rus, Vladimir Putin, por edhe shefi i shtetit të Bjellorusisë, Aleksadar Lukashenko, gjë që është posaçërisht interesante për faktin se, Beogradi vitin e kaluar vendosi sanksione ndaj Miniskit. Në listën e të dekoruarve janë edhe dy gazetarë të huaj, të cilët kanë nderuar shëmbëlltyrën dhe veprën e Slobodan Milosheviçit, shkruan “Blic”, të cilës i referohet "Koha Ditore".

Një nga laureatët, gazetarja greke Liana Kaneli, ka qenë dëshmitare e mbrojtjes së Milosheviçit në Hagë. Ajo vitin e kaluar ishte në qendër të vëmendjes së opiniont grek pas incidentit, kur atë e sulmoi fizikisht zëdhënësi i “Agimit të Artë” në programin e TV Antena, e pastaj i ra tri herë me shpullë.

Gazetari italian Fulvio Grimaldi nga fundi i shek. ‘20 u bë i njohur me tekstet e tii lavdëruese mbi Milosheviçin, e posaçërisht në vitin 2000 kur shkroi: “Kësaj vjeshtë, me vjedhjen e votave, ndodhi rënia e njeriut, të cilin një ditë historia do ta shpallë burrë shtetasin më demokratik dhe më human evropian”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.