Rikthehen marifetet me shtetësinë?

Flamur Noka (ministri i Brendshëm) garantoi disa ditë më parë në komisionin parlamentar të integrimit, se ndryshimet në ligjin për shtetësinë do të bëheshin “në dialog të gjerë me klasën politike dhe faktorin ndërkombëtar”. Por sipas një raportimi të televizionit TCH, pikërisht ministria e Nokës është bërë hartuesi i “disa ndryshimeve të proçedurave për dhënien e shtetësisë”. Për të shmangur ndryshimet në ligjin aktual, këto ndryshime janë bërë përmes një projektvendimi që televizioni në fjalë thotë se ka siguruar nga burime pranë Ministrisë së Brendshme.
Raporton TCH ndër të tjera: “Projektvendimi, që është hartuar në fshehtësi të plotë, duke u mbajtur larg nga debati politik, publik dhe mediak, ndryshon në thelb regjimin e dhënies së shtetësisë shqiptare të parashikuar në ligj dhe Kushtetutë. Ndërsa ligji parashikon dhënien e shtetësisë për shtetasit me origjinë shqiptare vetëm pasi të kenë jetuar në Shqipëri jo më pak se 3 vjet dhe për ata me origjinë jo shqiptare jo më pak se 5 vjet, projektvendimi e heq fare këtë kusht. Ai i ndan në tre kategori përfituesit e liberalizimit të dhënies së shtetësisë shqiptare. Ministria e Brendshme shqyrton kërkesën për shtetësi dhe dokumentacionin brenda 30 ditësh. Projekt/vendimi i jep të drejtën që më parë të interesuarit të regjistrohen në Gjendjen Civile shqiptare edhe kur ata nuk deklarojnë një vendbanim në territorin e Republikës së Shqipërisë. Shtohet edhe fjalia “dhënia e shtetësisë shqiptare për interes kombëtar të huajit me origjinë shqiptare”. Mbetet një pikëpyetje e madhe “kush është interesi kombëtar dhe si përcaktohet ai”. Këtë atribut projekt/vendimi ia njeh… ministrit të Brendshëm, i cili më pas i dërgon kërkesën presidentit të Republikës. Më pak e sqaruar mbetet dhënia e shtetësisë për personat me shtetësi kosovare….” a.n.
Më shumë:
Comments
Nje vote per Salen nje

Nje vote per Salen nje pasaporte per kosovarin. Edi Rama shko futi ndonje rresht ne twitter.Keto jane pasojat e opozites tende inkompetente.

Edo futi edhe nje per mua je

Edo futi edhe nje per mua je qe je!

A jane ba thjeshtime ne

A jane ba thjeshtime ne proceduren e Lenjes se Shtetesise Shqiptare?

Ky projektvendim eshte

Ky projektvendim eshte atentat mbi Kushtetuten dhe ligjin.Te shohim nese

eunuket juriste te PS-se do te kunderveprojne fort, apo do te deshmojne

edhe nje here impotencen e tyre te neveritshme.

Add new comment