Bulatović për kontrabandën me Millosheviçin: e luta Berishën të mbyllë sytë, e të ftillohet kontrabanda

Postuar në 02 Mars, 2013 02:21

 

Ish Kryeministrit të Ish-Federatës Jugosllave (Jugosllavisë së mbetur), Bulatovic i ka shpëtuar një frazë gjatë një interviste për televizionin malazez, Vijesti, e marrë dhe përkthyer nga revista Java. Ndërsa flet për periudhën e vështirë të luftës në Bosnje, atij i rrëshqet fjalia: “...unë shkoj në Shqipëri dhe e lus Berishën të mbyllë sytë, e të ftillohet kontrabanda, që të thyheshin sanksionet ndërkombëtare dhe njerëzit të fitonin para... Dhe e bëmë sistemin në të cilin të gjitha kanë funksionuar ashtu”.

Bie në sy në intervistë që Bulatoviç e justifikon kontrabandën, kinse për të blerë ilaçe e ushqime për fëmijët, duke harruar se këto para të pista nga të gjithë krahët kanë krijuar kapitalin e pistë që ka shkatërruar vlerat shoqërore të vendeve pjesëmarrëse.

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ne kohen e BLLOKADES qe i behej Jugosllavise, nafta vinte nga i Shqipnise dhe &quot;rridhte&quot; neper liqe te Shkodres dhe neper pikat kufitare ne drejtim te Malit te Zi. Me kan tregue shkodranet se ka pase njerz qe nuk i numrojshin leket, por i futshin ne thase.</p><p><strong>Kjo nafte sherbente per te vue ne levizje tanksat serb kundra kosovarve.</strong></p><p>Ky asht Sali Berisha.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.