Pas kartës së “nacionalizmit”, Berishës i digjet edhe karta e referendumit për “tri ligjet”…

Postuar në 02 Mars, 2013 10:40

Pasi pa rritjen e popullaritetit të Aleancës Kuqezi, Berisha u mundua të luante kartën e “nacionalizmit”, për të rifituar terren në elektorat. Por shuplakat që mori nga Uashingtoni, Brukseli dhe Berlini e bënë që ta rifuste në sirtar atë kartë, për të nxjerrë një tjetër kartë – çarjen e “bllokimit të tri ligjeve” me referendum. Dhe deklarata e mëposhtme e Shtefan Fyles, bërë sot për Top Channel, ia djeg edhe këtë kartë:

“Unë kam mësuar për vendimin e shumicës qeverisëse për të mbajtur një referendum për miratimin e tri projektligjeve dhe rregullores së procedurave parlamentare, të kërkuara për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë.

Vazhdimisht e kam theksuar se ligjet, dhe në veçanti rregullorja e parlamentit, duhet të miratohen me konsensus mes opozitës dhe qeverisë dhe, për këtë arsye, e kam të vështirë të kuptoj këtë vendim që shkon kundër frymës së gjithëpërfshirjes.

Zgjedhja e një referendumi në këtë rast nuk është mënyra sesi ndërtohet konsensusi ndërpartiak. Kjo nuk mund të jetë një rrugë për të anashkaluar mungesën e dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për agjendën e BE. kjo nuk është mënyra për të përmbushur kërkesat e nevojshme.

Unë kam nënvizuar në raste të ndryshme se procesi i reformave të kërkuara nga BE duhet të jetë i qëndrueshëm, i vetëmotivuar dhe i prirur nga konsensusi. Vetëm një dialog konstruktiv politik mund të çojë përpara reformat e nevojshme.

Unë inkurajoj fuqimisht të gjithë politikanët shqiptarë për të gjetur një marrëveshje për mënyrën se si duhet të vazhdohet me kompletimin e reformave kyçe, që janë thelbësore për marrjen e statusit kandidat.”
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Sali Berisha nuk e &nbsp;njef fare sistemin europian te qeverisjes. Ai njeh vetem sistemin orjental.</p>

Submitted by f d (not verified) on

<p>Shume gabime ortografike kete fundjave ! Ndonjehere dhe me emrat e pervecem ! Mos harroni dhe misionin e &#39;gjuhes standarte&#39;.</p>

Submitted by respublica (not verified) on

Verejtje me vend, fd. Gabimet ortografike, te pakten ne kete lajm, u korigjuan. Falemnderit, Administratori.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.