Fyle i rikthehet "referendumit". Nuk më pëlqejnë këto lloj lidhjesh – thotë dhe përdor termin "populizëm"

Shqipëria është një vend sovran dhe politikanët e zgjedhur kanë të drejtën të miratojnë vendimet që mendojnë se janë të mira për vendin dhe ta testojnë këtë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është ajo që po ndodh në një vend sovran. Por më lini të bëj vërejtjen që vijon: Kam komentuar në Bruksel dhe në Shqipëri se nuk më pëlqen që tre çështjet të lidhen me gjë tjetër. Nuk më pëlqejnë këto lloj lidhjesh. Tre ligjet duan gjithëpërfshirjen e mazhorancës dhe opozitës, pasi miratimi i tyre nuk ka të bëjë vetem me thelbin. Referendumi nuk mund të imponojë rregulla për Parlamentin në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit…. Mendoj se bëra një deklaratë shumë të qartë, se Shqipëria është një vend me një rekord shumë të mirë në miratimin e legjislacionit me 3/5. Pra, kjo është e mundur. Dhe po pyes veten se ku përfshihet politika këtu dhe se a kemi atë që disa mund ta quajnë populizëm. Nuk përdoret një referendum për të imponuar rregullat e proçedurave në Parlament, sepse pasi nis të bëhet kjo, atëherë ku është fundi i këtij kreativiteti që imponon me referendum rregullat e Parlamentit dhe ligjet e ndryshme në një vend?
Fjalët janë të Stefan Fyle i kontaktuar nga TCH. Sipas televizonit në fjalë, kabineti i Komisionerit sqaroi gjithashtu “se nuk ka asnjë takim të parashikuar me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila merr pjesë të premten në komitetin e Stabilizim Asocimit…” a.n.
Add new comment