Castro-t njoftojnë tërheqjen nga pushteti

Postuar në 07 Mars, 2013 03:45

Në Kubë po përvijohet një ndërrim brezash në krye të shtetit: Raul Castro do të qendrojë deri më 2018 si kryetar shteti. Pastaj epoka e Kastrove merr fund përgjithmonë. 52 vjeçari Miguel Diaz-Canel pritet të pasojë. Njoftimin e ka bere në Asamblenë Kombëtare të Kubës vetë Rauli, vëllai i Fidel Kastros i cili është që prej vitit 2008 eshte zyrtarisht president i Kubës. Raulin e zgjodhën edhe për pesë vite të tjera në post. Por fjala e tij para deputetëve solli megjithatë një surprizë:

"Ne propozojmë që kushtetutën ta ndryshojmë në atë drejtim, që pozicionet drejtuese në shtet dhe në qeveri të kufizohen në dy periudha prej pesë vjetësh. Dhe për rastin tim, unë dua të deklaroj këtu, se kjo do të jetë periudha ime e fundit në post."

Me fjalë të tjera: kryetari i shtetit i Kubës do ta lirojë në vitin 2018 postin e tij. Fundi i shpallur i epokës së Castrove. Që prej revolucionit të vitit 1959 e drejtojnë ata shtetin socialist, në fillim për dekada të tëra Fideli dhe pastaj Rauli, i cili e mori postin prej të vëllait të tij të sëmurë. Garda e vjetër e revolucionarëve e pati shtyrë për një kohë të gjatë ndërrimin e brezave - tani ky ndërrim duket i parashikueshëm. Por në fjalimin e tij, Raul Castro megjithatë e bëri të qartë: Kuba do t'i përmbahet socializmit. D.W.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.