Shkullaku mbi Ngjelën: “njeriu që e ka vrarë frikën”

Postuar në 12 Qershor, 2013 08:14

“Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare” është memuari 3-volumësh i Spartak Ngjelës (promovuar dje - në foto), dhe Armand Shkullaku në një shkrim te MAPO përpeqit të lexojë Ngjelën pas kujtimeve të tij. Libri sipas Shkullakut nuk është thjesht libër me kujtime, por “është një analizë e thellë politike, sociale dhe filozofike e shoqërisë shqiptare në momentet e saj më të rëndësishme historike. Në një meditim të gjatë ekzistencialist, filli i jetës së një individi arrin t’i japë një shpjegim dhe shoqërisë së tij, të cilën e ka parë nga lart, nga brenda burgut dhe si pjesë përbërëse normale e saj.”

Shkullaku citon një frazë nga libri ku autori përkufizon atë që shkoi dhe atë që i mbetej të bënte pa dyshuar në forcën e tij: “E kisha kaluar një provë të madhe, e kisha mposhtur agresionin shpërbërës të tjetrit; kisha kaluar izolime dhe hetuesira, jetë burgu dhe privacione të përditshme, kurse tani më duhej që të jepja kundrejt vetes sime pasqyrën e asaj që dija e që mund të bëja, për të krijuar unin tim real, atë që jeton në vendin e tij dhe ka të drejtë të krijojë i lirë, për të formuar jetën e tij me një vlerë të re”.

Konkluzioni i Shkullakut pass leximit është se “Spartak Ngjela ka bërë diçka në jetë, diçka të madhe. Ai nuk është vetëm simbol i qëndresës njerëzore, forcës së mendjes dhe dinjitetit, por edhe i individit që ndonëse është nisur me vonesë në një garë, arrin ta fitojë atë vetëm falë aftësive të veta. Ai është shembulli i njeriut që e ka vrarë frikën, pasi i ka humbur njëherë të gjitha dhe që pa frikë i hyri betejës me jetën për t’i rifituar të gjitha.”

k.c.

I plotë:

http://mapo.al/2013/06/12/krijimi-i-lire-i-spartak-ngjeles/

Comments

Submitted by llulla kokemadhe (not verified) on

Te flase Shkullaku per Ngjelen, dhe thone se bota ende nuk eshte permbysur!

Per Ngjelen mund dhe duhet te flasin Berisha, Meidani, Moisiu, Topi, Nano, Rama, Meta, Majko ( pavaresisht se cfare simpatie apo antipatie mund te kete publiku per keta emra), sepse Ngjela eshte desidenca shqiptare. Dhe keto Emra ishin dhe jane neper kolltuqe si pasoje e desidences se Ngjeles.  Dhe si lojtare letrash- kuptohet. Nuk ka te dyte rast si Ngjela - ketu ne vendin tone. Te tjeret,  perfshi Arbenorin dhe Lubonjen,  jane aksidente me dashje apo padashje vetiake. Por aksidente. Kush e provoi Ngjelen? Koha dhe vetem koha. Para 1990, nga 1990 deri me sot, dhe e nesermja e tij eshte premtuese. A ka ndonje "desident" tjetet - kurba politike dhe humane e te cilit te mund te krahasohet me ate te Ngjeles? Nuk ka. Sepse. Ajo e Ngjeles nuk eshte kurbe, ajo eshte nje linje fine deri ne pafundesi e cila  nuk njeh kthimin mbrapa, e cila eshte vije ndarese konseguente, eshte edhe besimndjellese sot, dhe  per te nesermen , dhe per popullin.

Une qe shkruaj per Ngjelen kam qene shok klase nga fillorja deri ne vitin e fundit te universitetit, shok xhiroje, gallate etj., - por jo shok pikepamjesh ideologjike.

Submitted by Visaret e politikes (not verified) on

Mu duke si llulla e Besnik Mustafajt...,

dhe s'di pse zure ne goje vetem emra te Majtesh qe

kane ushtruar pushtet tranzicional. Ketapo, keta nuk kane ç'i thone Ngjeles...

Por Spartak Ngjela ndodh te mbetet pa goje kur eshte fjala per ata qe ia shkunden

dhe tjetersuan sistemin e te menduarit, teksa ai i gjeti ne burg te hershem!

Ata, edhe nese dolen gjalle nga burgjet, nuk u bene kurre me pushtet. Kurre.

Ngjela e di dhe s'mund te mos e pranoj kete fakt te ashper.

Ngjela u shfaq djathtas, teper djathtas, ne qender, majtas, serish djathtas,

keshtu artikulohet edhe sot e tere diellin e dites vetem me hene, djathtas,

por duke marre leje per te shpresuar se Shqiperine e Djathte ...

do ta ndertojne Te Majtet e 23 Qershorit...!

Me fabulen e qershive qe, te gjithe e dine, kane qene te gjitha te njomura!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.