Shënim: Cilën parti nga kryesoret e ka ndihmuar më shumë sistemi elektoral shqiptar?

Sistemi zgjedhor proporcional kombëtar pa asnjë korrektim apo prag elektoral është sistemi më përfaqësues në garat elektorale parlamentare. Në qoftë se një parti merr x% të votave, me këtë sistem, ajo merr pikërisht x% të mandateve parlamentare. Për këtë arsye, ky sistem përdoret si etalon krahasimi, për të analizuar se sa e deformon një sistem i caktuar përfaqësimin e votës popullore në parlament. Në rastin e Shqipërisë, sistemi i saj është proporcional rajonal me rajone të përmasave të ndryshme, dhe me dy formula të ndryshme për përcaktimin e mandateve mes koalicioneve dhe brenda koalicioneve. Si i tillë, ai ka gjasa të prodhojë një shpërndarje mandatesh të ndryshme nga ajo që do të prodhonte një sistem zgjedhor proporcional kombëtar pa asnjë korrektim apo prag elektoral. Konkretisht, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve të 23 qershorit, ndarja e mandateve për tri partitë e para është 66 për PS-në, 49 për PD-në dhe 16 për LSI-në. Ndërsa me një sistem zgjedhor proporcional kombëtar pa asnjë korrektim apo prag elektoral, këtyre partive do t'u takonin 58, 43, dhe 15 mandate. Pra sistemi zgjedhor aktual e ka ndihmuar PS-në me 8 mandate, PD-në me 6 mandate dhe LSI-në me vetëm 1 mandat. E.Zaloshnja
Comments
Zaloshnja, kjo eshte analiza

Zaloshnja, kjo eshte analiza me e sakte qe ke bere deri me sot.

Sa i perfaqsuar eshte qytetari nga kjo kaste e zgjedhur.

1. Pamundesia e kandidimit si i pavarur. Kane vene aq shume klauzola me dhimbje koke dhe duhen aq shume para, sa qe artificialisht i hiqet e drejta e kandidimit plot te pavarurve qe mund te kishin deshire dhe ta meritonin.

2. Mungesa e votes se emigranteve. Te perzene, te braktisur, te paperfaqsuar, pa te drejte vote. Kete e di mire se jam vete. Vetem 53% kane votuar.

3. Sic e the vete, 15 mandate ua dhuroi ligji elektoral ne kurriz te partive te vogla.

4. Shto edhe ndonje vjedhje vote (a te vidhen votat ne Shqiperi?).

Hesapi del se kasta e zgjedhur ka legjitimitet te diskutueshem.

Add new comment