“Scoop”: Arvizu është takuar me Berishën

Ka pasur sot një takim midis Sali Berishës e ambasadorit amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu. Ata të dy kanë patur një marrëdhënie të vështirë, gati të pamundur, gjatë muajve të fundit. Arvizu-ja ka bërë kritika të hapura në adresë të kryeministrit, dhe ka lëvizur e folur gjatë fushatës në një mënyrë të tillë, që të lexohej nga tw tjerwt një mesazh anti Berisha. Nga ana e vet, Berisha e ka shpërfillur hapur. Në një aktivitet i dha dorën, dhe nuk i hodhi sytë, gjë që e bëri në mënyrë demonstrative. Ndërsa i pyetur në një intervistë TV lidhur me marrëdhëniet e tij me Arvizu-në, Berisha foli për marrëdhënie mes SHBA-ve e Shqipërisë, e nuk e përmendi fare ambasadorin.
Për këto arsye, një takim mes tyre pas këtyre zgjedhjeve, në të cilat Berishës iu dha një shuplakë e madhe, ishte gjëja më pak e pritshme. Por ky takim është bërë. Në godinën e kryeministrisë. Dhe nuk ka patur një njoftim zyrtar mbi këtë takim, as nga ambasadori, as nga kryeministri. Një burim “amerikan” i respublica-s na tha se ky takim ka qenë thjesht një takim routine pas zgjedhor i kërkuar nga ambasadori në kuadër të kontakteve me aktorët e mëdhenj elektoralë. Me fituesit është takuar dje. Me humbësin është takuar sot.
Re.Pu.
Comments
Arvizu sic e dini ka dale
<p> </p><p>Arvizu sic e dini ka dale ne pension te parakohshem, ndoshta vitin qe vjen i japin titullin qytetar nderi ne vlore</p>
Add new comment