Moisiu: “Berisha ka mentalitet tribali e jo shtetari”

Postuar në 30 Qershor, 2013 06:29

Në një intervistë për Shekullin, ish-Presidenti Alfred Moisiu analizon humbjen e PD dhe kryetarin e saj.
“Inteligjenca e turmës”, e përkufizon Moisiu votën plebishitare. “Kemi dëgjuar të thuhet se janë paguar njerëzit e janë blerë vota... Për fat të keq këto punë janë bërë dhe herë të tjera. Por këtu nuk është problem masash të veçanta në drejtim të kaparimit të votës, këtu vota ishte masive dhe për gjykimin tim u votua kundër arrogancës e prepotencës, por dhe atyre mangësive serioze që përmenda më lart. Ky ishte një votim popullor, madje mund ta quaj: “një revolucion i heshtur”. [shqiptarët ] nuk ishin në gjumë, siç mund të ketë menduar ndokush, mes të cilëve dhe unë.”
Duke krahasuar kohën “e Nanos” me kohën “e Berishës, Moisiu rithekson se “në qoftë se Nano ngriti shkollën fillore të korrupsionit, Berisha ngriti shkollën e mesme dhe fakultetin”.
Mosiu i thotë gazetarit Leonard Veizit se ka pasur përplasje dhe me Nanon, “por jo aq flagrante. Ndërsa me Berishën ishin flagrante pasi ai mendonte: “Populli më zgjodhi, gjithçka më përket mua në vendimmarrje”. Ky ishte një mentalitet tribalist dhe jo prej një shtetari. Pikërisht këtu nisën problemet. Berisha kërkoi të ndryshonte Prokurorin, që nuk ishte kompetenca e tij, por e presidentit. Çdo kryeministër mund të ketë pretendimet e tij, por duhet të jetë me argumente, sepse kushtetuta e ka të specifikuar qartë se kur ndryshohet Prokurori. Tani, me ndryshimet në kushtetutë ai ka një mandat 5 vjeçar, por më përpara ai nuk kishte mandat të kufizuar, por disa kushte specifike se kur mund të ndryshohej. Më pas Berisha kërkonte të çonte ambasador ata që donte ai. Me një fjalë donte që presidenti të ishte një nëpunës i tij, siç dhe e ka kthyer për fat të keq.”
k.c.
E plotë:
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=26131&kat=87

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.