Autoritetet serbe e kosovare nuk kanë më drojë; takohen normalisht mes tyre

Postuar në 01 Korrik, 2013 04:25

Sipas së përditshmes kosovare Express, Presidentja e Kosovës Atifite Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaçi janë parë në shoqërinë e Presidentit serb Tomislav Nikoliç gjatë festës së organizuar në Zagreb, me rastin e hyrjes në BE të Kroacisë. Ata morënn pjesë në të njëjtën veprimtari, dhe sipas të gjitha gjasave nuk e kanë kërkuar njëri-tjetrin. Thjesht kanë qëlluar të jenë pranë, apo në të njëjtin grup të ftuarish. Por prapëseprapë kanë rënë në sy. Presidenti serb, Nikoliç i është shmangur ca kohë më parë një takimi të mundshëm me Presidenten e Kosovës në një rrethanë të ngjashme, dhe është pikërisht ky fakt që e ka bërë këtë “takim” aq interesant, sa të tërheqë edhe vëmendjen e fotografëve dhe gazetarëve kroatë të pranishëm në atë ambient. Fotoja, me të cilën po shoqërojmë këtë shënim është marrë pra nga mediat kroate.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.