Rama: E refuzoj nacionalizmin; preferoj atdhedashurinë

Rama ka dhënë një intervistë për programin televiziv të Kosovës, Zona e Debatit, dhe aty ka riktheksuar se “vota plebishitare ishte për ndryshimin, dhe se me anë të kësaj vote na u tha të bëjmë të mundur ndryshimin; në mos, do ta pësojmë më keq se ky që solli rrënimin”. Më tej flet për nacionalizmin, dhe diferencën që nacionalizmi ka me atdhedashurinë: “Unë e kam thënë përpara dhe e përsëris edhe sot. Natyrisht nuk marr përsipër të shqyrtoj gjithë zbërthimin e plotë të nacionalizmit. Por unë e kam shumë thjesht. Unë e refuzoj nacionalizmin. Unë zgjedh atdhedashurinë si një motivim i brendshëm për t’i shërbyer vendit duke mos harruar asnjëherë se problemet e vendit nuk zgjidhen përmes një lufte me të tjerët.”
Re.Pu.
Comments
Me ne fund... Mjaft me

Me ne fund... Mjaft me urrejtje ndaj fqinjeve.

Pse "me ne fund"?! Edhe Nano,

Pse "me ne fund"?!

Edhe Nano, ka qene per nje Konfederate ballkanike!

Me heret akoma, kur shoku juaj Enver shkonte mire me Dimitrovin dhe me Titon, dhe ne Greqi partia komuniste

kishte shprese...tere internacionalistet ngrihen mbi atdheun, per shkak te ideologjise politike!!!

U vafte mbare...!

E kane bere nacionalizmin

E kane bere nacionalizmin gogol, jo urrejtje ndaj fqinjeve, jo i ka ikur koha, jo strehe maskarenjsh. Fqinjet nderkohe nuk heqin dore, dhe me mire u ka dale. Vazhdojne na marrin toke dhe det, vazhdojne te ecin perpara. Edhe vendet perendimore kur vjen puna te interesat kombetare nuk leshojne pe, sot e kesaj dite kane ende koloni anembane botes. Bej si them une , jo si bej une. Vetem ne Shqiperi nacionalizmi qenka rrezik. Pa nacionalizem, asnje komb nuk ka perparuar. Te jemi nacilnaliste sa gjermanet e francezet, as me shume as me pak.

Sa per konceptet e Rames, atdhedashuria lidhet me mundesine per te vjedhur e rrjepur popullin, ka dhene prova per kete. Atdheu eshte ai cifligu qe duhet mbajtur fort dhe shtrydhur. Se u japim grekeve ndonje cope nuk ka problem, boll qe pjesa tjeter e cifligut te vazhdoje te jete e imja. Dhe "atdheu" i Rames ne rastin me te mire eshte 28,000 km2.

Dhe ja më në fund një

Dhe ja më në fund një politikan me imazh EUROPIAN përshëndetje

Add new comment