Qeveria kërkon borxh, për të shlyer borxhin

Një qëndrim shqetësues ka ardhur sot nëpërmjet ekspertes së financave, Ermelinda Meksi, e cila në një prononcim për gazetën “Shqip” thotë se është krijuar një gjendje ku (qeveria) “po merr borxh për të shlyer borxhin”. Sipas saj, nëse vijohet me këto ritme, mund të përballemi me kushtet e pamundësisë së shlyerjes së pagave dhe pensioneve. “Për investime nuk bëhet fjalë fare. Ato janë stopuar, me anë të një shkrese të Ministrisë së Financave, e cila ka kërkuar nga institucionet ngrirjen e shpenzimeve për disa shërbime”, është shprehur Meksi. Gazeta saktëson se problemi qëndron te shpenzimet, pasi kanë dalë jashtë parashikimit, me rritje të konsiderueshme, si efekt i fushatës elektorale, dhe tashmë qeveria nuk është në gjendje të menaxhojë situatën buxhetore.
Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se në shtator, qeveria e re socialiste mund të përballet me një vështirësi të theksuar financiare.
Shkrimin e plotë mund ta gjeni këtu http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/07/06/qeveria-kerkon-25-m...
Re. Pu
Add new comment