Shënim: A po lë pas Berisha gropë financiare, me parimin “pas meje u bëftë qameti”?

Fjala e Edi Ramës në grupin e ri parlamentar socialist, përmbante dhe këtë mesazh drejtuar kryeministrit në detyrë: “Më vjen keq që për shkak të sjelljes me paratë e popullit dhe pasuritë kombëtare këto ditë duhet të ua kujtojmë përsëri se janë mundur aq keqazi, por e kemi detyrë publike që ta ndalin projektin e tyre rrënues, janë në të drejtën e tyre ta interpretojnë verdiktin e popullit, por e kanë humbur të drejtën të marrin vendime me kosto materiale në dëm të sovranit”. Në fakt, këto ditë kanë qenë jo të pakta thirrjet e eksponentëve socialistë, që qeveria në ikje të bëjë kujdes me financat, nisur edhe nga zbatimi i vendimit për rritjen e rrogave dhe pensioneve pas zgjedhjeve. Ideja e një zbrazjeje finale të arkës së shtetit nga Berisha, është e pranishme mes të majtëve, teksa po zhvillohet sot edhe ankandi i bonove me vlerë rreth 250 milionë dollarë sipas procedurave të organizuara nga Banka e Shqipërisë. Për shkak të mungesës së të ardhurave nga tatimet dhe doganat, përballë nevojës për të mbyllur hesapet e paga-pensioneve, por edhe për faturat e prapambetura ndaj kompanive private, ky borxh i fundit, sipas gazetës Shqip, “ka shtënë dyshime për larje “hesapesh” të qeverisë në ikje për klientët e saj”. Kuptohet, kusuret i mbeten qeverisë së re.
Re.Pu
Comments
Epo Edi po kujtohet pak vone

Epo Edi po kujtohet pak vone per te kercenuar Berishen. Sidomos kur askush nuk e beson me. Njerezit mbajne mend doren ne shpatull, intervistat e shumta kur thote qe sheh vetem perpara dhe se fundmi 1 prillin. Si mund te besojme Edin ne lidhje me financat e ekonomine kur deri para tre muajsh LSI kishte rol aktiv ne keto tema? Apo prishja e financave nisi vetem pas 23 qershorit?

Kur populli shqiptar nga

Kur populli shqiptar nga veriu (qytetet) e ne jug (qytetet dhe fshatrat) u ngrit kunder Saleh Berishovicit ne vitin 1997 , Salehu i dergoi tanket dhe avionet .... Kur ky krim nuk i eci dhe mercanaret dhe ushtaret populli ia zuri rob , hyri ne mes Fatosis Xhuglini (Nano) per ta mbrojtur si nga denimi popullor ashtu edhe nga denimi ligjor derisa e solli serish ne pushtet !

Atehere pastrimi i Shqiperise nga kanceri Berisha , mbeti pergjysem ! Kanceri jo vetem mbijetoi , por dhe u rrit ! Prandaj populli yne (qe eshajne shume me te pa drejte) ka thene : "NJe gje e lene pergjysem eshte me keq se asgje !"

Pra Berishovici do ta paguaje dhe duhet ta paguaje gjithe te zezat qe i beri jo vetem Shqiperise , por gjithe shqiptareve ! Problemi serish ne rezultatet e "kryengritjes" se popullit shqiptar ne 2013-ten , eshte , se Edi Rama dhe Ilir Meta , po futen ne mes te kriminelit Saleh Berishovici dhe popullit me qellim ta shmangin nga dhenia llogari me ane te "tranzicionit te bute" , po aq te bute sa mban ere !

Berishovici duhet derguar menjehere tani qe eshte akoma Kryeminister ne burg !

Edi Rama dhe ilir Meta , ketu do te jemi dhe do te shikojme , nuk do ta genjejne dot me popullin si Fatos Nano ne 1997-ten ...... dhe te shpetojne Saleh Berishovicin! Do te paguajne edhe ata se bshku me te ! Kujdes...! Sepse nje here i shqyet syte nga "revolucioni i heshtur" .....

Add new comment