Kosovrasti: Në Lezhë janë manipuluar rezultatet, më kanë kërcënuar me sms

Postuar në 09 Korrik, 2013 09:17

Njazi Kosovrasti, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, ka deklaruar sot se në telefonin e tij kanë mbërritur dy mesazhe kërcënuese, nga persona të paidentifikuar. Kjo sipas tij, ka ndodhur për shkak të deklaratave në Komisionin e Zgjedhjeve lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës.
“Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen. Kërkoj ndërhyrjen e autoriteteve. Pavarësisht kërcënimeve do të them mendimin tim”, tha Kosovrasti. Ai pat kërkuar më herët gjatë ditës që Komisioni Zgjedhor të marrë një vendim për hapjen e 10 kutive të votimit të ZAZ-së nr. 13, qarku Lezhë, pas konstatimit për ndryshim të shifrave në tabelat e rezultateve për disa subjekte politike. Diskutimi i rezultateve të këtij qarku u shoqërua me debate të forta në mbledhjen e KQZ-së, pas konstatimit se për 10 QV, KZAZ nr. 13 ka dorëzuar fotokopjet e tabelave përfundimtare dhe jo ato origjinale. Në këtë situatë KQZ nuk mund të nxjerrë një rezultat përfundimtar për këtë qark, pasi ai nuk mund të dalë nga tabelat e fotokopjuara.

Re.Pu

Comments

Submitted by antispiuni (not verified) on

o  Njazi!

Ai qe te kercenon, ka qene kuader i larte i partise tuaj keto 4 vite, ndonse nuk ka mbaruar as shkollen e mesme:)

-Eshte nga ata kuadrat e Edi Palokes.

-Si nuk ju shperlan mordia te gjithve, qe u qelbët ne pushtet 4 vitet e para dhe 4 vjetshin e dyte filluat te fshini prapanicen me pushtetin. Mandatin e trete e donit per te fshire mullaqet njeri tjetrit :)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.