Botohet në Gjermani Atlasi i Paragjykimeve Europiane

Postuar në 11 Korrik, 2013 09:11

Çdo person ka një mënyrë të vetën të të parit të botës, por këto pikëpamje janë jo shpesh të ngulitura në formën e paragjykimeve. Në librin e tij të ri "Atlas i Paragjykimeve", botuar kohët e fundit në Gjermani, projektuesi bullgar Yanko Tsvetskov, 38 vjeç, ka krijuar hartat satirike bazuar në klishetë kombëtare dhe historike.

Bazuar në këtë atlas, për shembull në Gjermani, me sa duket, kur njerëzit të mendojnë për Suedinë, është IKEA ajo që u vjen në mendje.

Sipas hartës satirike të Tsvetskov-it spanjollët e mendojnë Gjermaninë si toka e "Cruella De Merkel", Greqinë si “toka e vajit të keq të ullirit”, Turqinë si Maroku lindor, dhe bullgarët si “ndërruesit e bebelinave”, Britaninë si “Turistë që vjellin” dhe Rusinë si toka e “Priftërinjve të Martuar”.

Grekët, e quajnë Greqinë thjesht “Ne”, Maqedoninë si “Toka X”, Shqipërinë si “Të Çuditshmit”, Italinë si “plagjiaturistët”, Britaninë thjesht si “George Michael”, etj.

Polakët kur mendojnë Gjermaninë fqinje, e konsiderojnë "garipi perëndimor."

Për britanikët, nga ana tjetër, kufijtë kombëtarë Evropës zbehen, ndërsa shtet janë thjesht direktiva dyqanesh apo ushqimore: Gjermania – birrë, Zvicra – kek, Sllovenia – supë, Turqia – no pork meals here.

Në Gjermani, libri është botuar nga Knesebeck Verlag. Një botim anglisht pritet së shpejti, raporton Der Spiegel.

k.c.

hartat botuar nga Der Spiegel:

http://www.spiegel.de/fotostrecke/photo-gallery-atlas-of-prejudices-fotostrecke-98525-4.html

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Gjeniale!!!</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Kjo Gjerania - birrë, më pëlqeka kaq shumë sa .....!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.