Unioni i Arkitektëve: Xhamia te PArku i Namazgjasë pa studim mjedisor/mashtrim me pronësinë (e pazgjidhur)/projekt i shëmtuar arkitekturor

Ambientalistët dhe arkitektë janë mbledhur në debat për 2 qendrat e biznesit që do të ndërtohen bashkë me xhaminë e madhe në parkun tashmë të shkatërruar të Namazgjasë. Ata thonë se nuk ka një studim të mirëfilltë për mjedisin në këtë zonë, ndërkohë që shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë, por janë kundër abuzimit në emër të saj.
“Nën emrin e promovimit të një xhamie, për të cilën Komuniteti Mysliman ka nevojë, kalojnë kulla biznesi për qëllime të pastra përfitimi dhe spekulimi ndërtimor. Vetë xhamia ndotet me biznese, qëndron mbi biznese, gjë që shkon edhe kundër principeve të fesë. Kanë mashtruar, ne lidhje me pronesine në të cilën ndërtohet xhamia,ceshtje e cila ende nuk eshte zgjidhur”, thotë arkitekti Artan Shkreli.
Unioni i Arkitektëve kundërshton edhe projektin e paraqitur për xhaminë pasi është e papranueshme nga ana arkitekturore dhe ajo estetetike, informon Top Channel.
“Eshtë një vendimmarrje, e cila ka shkelur një sërë hapash, duke filluar që nga mungesa e një studimi të dejaur. Këto tre vepra, një xhami dhe dy kulla biznesi, po ndertohen kaq pranë njëra-tjetrës, kaq pranë Parlamentit dhe në një hapësirë që për fat të mirë ose jo, është hapësira e fundit e mbetur pranë një qendre metropoli siç është Tirana”, thotë ambientalisti Sazan Guri.
“Na parashtrohet papritur një projekt që nuk është debatuar ndonjëherë. Na jepet një pamje, ku shohim një xhami që, më falni nëse shprehem kështu, por ngjan sikur është marrë nga një periferi e Stambollit apo qyteti tjetër të Anadollit. Ka plot shembuj si në lindje ashtu edhe në perëndim të xhamive moderne dhe bashkëkohore”, thotë Ledian Bregasi, nga Unioni i Arkitektëve.
Për projektin e xhamisë që është parashikuar të ndërtohet pranë Parlamentit ka kontestime edhe brenda vetë Komunitetit të Myslimanëve. Në debatin për shkatërrimin e parkut ishin ftuar edhe përfaqësues të bashkisë dhe Komunitetit Mysliman, por nuk kanë qenë të pranishëm.
k.c.
marrë nga TCH
Comments
Thirrje kryeministrit te

Thirrje kryeministrit te ardhshem:

Fut Lulezim Bashen ne burg urgjentisht. Ai eshte simbol i korrupsionit dhe shkaterrimit.

Kupola e xhamise nuk duket

Kupola e xhamise nuk duket keq,por ato kater "shtizat" ne ekstremitete e prishin fare.Ok per qendrat tregtare brenda xhamise; besoj se do kete mallra falas.Hamburger dhe hashure,konsumizem dhe religjion brenda kater "shtizave".Tamam fytyra e vertete e Tiranes,anarki totale dhe rrumpalle hesapi.Njesoj sikur mbi diskoteke te ngresh nje biblioteke.

lereni dhe xhamine dhe

lereni dhe xhamine dhe qendrat e biznesit te gjitha bashke.xhamia do te mbaje me pune qendrat e biznesit.kete nuk e luan topi.rrofshin muslimanet e shqiperse,e te tiranes.

Z. Cukali, po ju, si pjese e

Z. Cukali, po ju, si pjese e fushates kunder xhamise, a ishit ne ate mbledhje?

O Kolo, ti je open mind o

O Kolo, ti je open mind o burr ca mutin e ke kap me kete xhamine? Je shume qytetar i mire, perpiqu te kuptosh njehere qe e verteta nuk eshte ajo qe thote Sazan Gurja, e dijme te dy qe nuk eshte keshtu. Kujt i sherben mo burr? Nuk kane te drejte muslimanet te kene nje objekt kulti??? Pse behesh kaq hipokrit mo burr??? NUk mund ta besoj qe je bere kaq ekstremist kunder xhamise o Kolo. Vetem perpiqu njehere ti therrasesh arsyes dhe do heqesh dore nga keto thagmat kunder xhamise, mos u bej si shumica e injoranteve qe komentojne ne bloge pa njohur fare realitetin shqiptar. Ti je robi i shkollum o burr, mos na zhgenje kot

o zoti "CODE" meqe permend

o zoti "CODE" meqe permend ate sazan gurin ti te kujtoj dicka une ty: ajo xhamia e tiranes eshte kategorikisht e vlefshme per besimtaret muslimane SUNINJE,sazan guri eshte BEKTASHI dhe shkon puth Portrete shenjtoresh ne TYRBE.megjithese xhamia eshte e hapur per cdo lloj besimtari po te kujtoj se midis SUNINJEVE dhe BEKTASHINJEVE ekzistojne divergjenca te medha,qe ne nje menyre apo ne nje menyre tjeter meqe muslimanet perbejne shumicen ne shqiperi ndikon ne menyre direkte se si do te jete shqiperia e se nesermes pasi dy derivatet e se njejtes fe e kuptojne ne menyra te ndryshme fatin e shqiperise.

ndertojeni xhamine dhe ta

ndertojeni xhamine dhe ta gezoni e trashegoni

xhamia me madhe ne ballkan

xhamia me madhe ne ballkan eshte ndertuar kohet e fundit ne kroaci.le te ndertohet dhe ajo e tiranes.

ne jemi vend anetar i

ne jemi vend anetar i konferences islamike.le te ndertohet xhamia ne tirane.te sherbeje si kult besimi per besimtaret e tiranes e gjithe shqiperise

nuk ju ka lene kolo-ja pa

nuk ju ka lene kolo-ja pa xhami ju ka lene pronari juaj pa xhami.gjeni pronarin tuaj qe nuk e njihni akoma.

Me te ardhur kryeminister

Me te ardhur kryeminister kanakari i Respublica-s dhe sorollopit te tyre, u sulen hijenat kunder muslimaneve.

Po ky Artan Shkreli nuk la leje pa dhene neper monumente kulture, vetem ne Durres ka shkelur me kembe e firme mrekullira arkeologjike qe datonin qe nga koha e romakeve dhe ka dhene leje ndertimi me doren e tij antiislame ne murin e vjeter te Durresit. Tani po iu dhimbskan fort pemet ketij ..

Add new comment