Gazetat e televizionet në kor: Rama i ka filluar prishjet e ndërtimeve pa leje nga kushëriri i vet

Postuar në 12 Korrik, 2013 06:25

Një numër TV-sh e të përditshmesh, e nuk ishin pak, kishin sot një lajm që kish të bënte me një kushëri të Edi Ramës. Ky kushëriri i Ramës, emrin e të cilit e japin në versionin e personazheve të librave fiction (Paskal N, thonë) ka pasur një ndërtim pa leje në Llogara. Por ndërtimin ia kanë prishur menjëherë pas zotimit të kryeministrit të ri, ende në pritje për të filluar detyrën, se do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje në zonën turistike. Në ditën nr. 1 të këtij aksioni kanë prishur dhe shtëpinë e kushëririt të Ramës, i cili citohet të ketë thënë se “unë jam kushëri i tij, por as kjo s’më shpëtoi; ai nuk pranon ndërhyrje”.

Edhe Panorama e kish këtë lajm.

M.N.

Comments

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

ne vende te tjera e demokratike ky sdo te perbente fare lajm, gazetaret tane jane aq te ceket sa ska, por skane faj se nga e njejta corbe mediatike kane henger te gjithe.

Submitted by Bajo (not verified) on

Po rri o Muçi, ç'na ngatrron tani! Pushimet dhe vapa kanë filluar, ndërsa në zyrat e administratës nuk gjen njeri. Atëherë, nga do dali lajmi? Do durojmë edhe pak javë, deri sa kryeministri të shkojë me pushime dhe të shënojë rekorin e ri në not. Me këtë kryelajm ne do rrojmë deri sa Rama të ketë çuar Fatosin dhe Saliun (breshkat) në zyrën e kryeministrit.

Submitted by Anonim (not verified) on

nuk e kane nga cektesia gazetaret por nga militantizmi o labo

mire thoshte njeri ke tema "e paska fillu dhe ky Edi nga kusherinjte si Enveri me Bahri Omarin".

Submitted by Rivdekja (not verified) on

Kam disa pyetje per gazeten online pro-rama. Pyetja e pare qe shtroj eshte "Ne cilen periudhe kohore jane ndertuar keto vepra qe po shkaterrohen ne keto momente? Nese jane ndertuar qe nga koha e Gjikes ne bashkine e Vlores atehere perse ky person i teket t'i prishe tani? A eshte e vertete qe pallati i Lul Bashes nuk eshte prishur? Pse beheni kaq te paftyre....me falni lejomeni tua perifrazoj dhe nje here pyetjet: Perse silleni si Klani i Frangaj ne kohen e Berishes (qe ju vete e keni share e poshteruar)? Apo jeni si ajo shprehja popullore beni si them une por jo si bej une?! Mirembetci o Rilindas te Rivdekur

Submitted by Leonardo (not verified) on

Në është e vërtet shumë mirë ka bërë në qoftëse duam që të bëhet ky vend duhet ta fillojmë nga vetja se po bëmë bëjë si themë unë dhe mos bëjë si bëjë unë nuk kemi për të parë dritë kurë

Submitted by kliton shabani (not verified) on

e ku eshte cudia ketu?nese do te besh pastrim rrenjesor duhet ta fillosh nga vehtja

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.