“New York Times” e citon Thaçin si kandidat për çmimin Nobel

Në një profil të botuar sot në të përditshmen prestigjoze amerikane “The New York Times”, me titullin “Thaçi aspiron të bëhet burrë shteti, por e përndjek e kaluara e tij si guerilas”, Kryeministri i Kosovës shihet si një kandidat i mundshëm për marrjen e çmimit Nobel për Paqen. Një ide e cila ka lindur menjëherë pas marrëveshjes së arritur në prill mes Thaçit dhe homologut të tij serb, Daçiç. “Kam luftuar në anën e drejtë të historisë për çlirimin e popullit tim nga tirania kundër një armiku të pamëshirshëm që bënte përpjekje për kryerjen e një gjenocidi masiv,” ka thënë Thaçi për gazetën amerikane, e cila më pas shkruan se “kur Thaçi drejtoi luftën e përgjakshme guerile nga malet e vendit të tij të varfër ai ishte aq i aftë t’i shmangej kapjes nga armiku sa bashkëluftëtarët filluan ta thërrisnin Gjarpër”. Gazeta nuk i kursen as lavdet kur shkruan se nga Brukseli dhe Washingtoni Thaçi konsiderohet një Gerry Adams i Ballkanit, që po e çon vendin drejt Evropës. New York Times citon edhe rastin e raportit të Dick Marty, raportuesit të Këshillit të Europës, ku ai akuzohet për trafik organesh të pengjeve serbe, për të cilën Thaçi thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë.
Re.Pu
Comments
edhe Arafat ishte
<p>edhe Arafat ishte guerrilas,biles ishte ne listen e terroristeve,por Nobel per Paqen e morri.Pavaresisht se ka shume pikepyetje mbi paqen serbo/kosovare dhe vete figuren e komplikuar te Thaçit,nuk ka gje te keqe te kandidohet per Nobel dhe s'eshte larg nobelisteve te tjere per aq sa ka bere.</p>
Add new comment