AK mendon se i kanë ngrënë hakun, kërkon çudinë, hapjen e kutive!...

Megjithëse e nisi me shumë pompë, Aleanca Kuq e Zi për shumë faktorë në këto zgjedhje nuk arriti të marrë asnjë deputet. Kjo lëvizje, e regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 23 qershorit, dhe që u duk se do të ishte një faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ende nuk është bindur se shkaqet e humbjes janë brenda dhe jo jashtë saj, ndaj dhe kërkon atë që dikur ka kërkuar Partia Socialiste dhe që i doli huq, hapjen e kutive. Kështu Sekretari Organizativ i AK, Redi Ramaj, në një konferencë për shtyp, kërkoi të hapen kutitë në 18 KZAZ-të e qarkut të Tiranës, qarkut të Vlorës, Elbasanit, Shkodrës, Gjirokastrës, Lezhës dhe Kukësit për një sërë shkeljesh dhe misteresh që përmbajnë ato brenda na kurriz të AK!...
Zh.
Comments
mire keta qe ia futen vetes,
mire keta qe ia futen vetes, por Ju ç kini qe ua fusni sa here u jepet rasti?
Add new comment