“Do të rrimë pa drita”, thotë Pajtim Bello dhe e krahason situatën energjitike me krizën e '96-'97

Postuar në 13 Korrik, 2013 08:26

Paralajmërimi i ish zëvendësministrit të Energjitikës, Pajtim Bello, për situatën energjitike në vend është shqetësues. Në një intervistë për “A1 Report”, ai ka thënë se Shqipëria është në prag të situatës së vështirë me energjinë elektrike si në vitet 96-97. Për këtë ai akuzon keqmenaxhimin e CEZ-it dhe sundimit të këtij institucioni nga kryeministri Berisha. “Që prej 6 muajsh CEZ shpërndarja është nën sundimin e klaneve politike e familjare të Sali Berishës. Kjo situatë e rëndë është rezultat i një bashkëpunimi kriminal kryeministri-ministri e Ekonomisë-Bordi i Entit Rregullator të Energjisë dhe stafi i Administrimit Shtetëror të Sahit Dollapit”. Një ditë më parë KESH-i dha alarmin se nëse “CEZ Shpërndarje” nuk nis menjëherë importin e energjisë për të mbuluar humbjet, vendi rrezikon të shkojë drejt kolapsit energjetik në shtator. Nuk do ishte keq të blinit ndonjë qiri, për çdo rast.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

"Fjalët e Bellos janë konfirmuar një ditë më parë nga KESH"

E modhe fare kjo. Zbor logjikes.

Submitted by Tironci i ri me... (not verified) on

<p>Se nuk gjen ti llogjike mor bab, nuk ta ka fajin njeri. Normalisht nje person i llogjikshem merr nje fakt apo thenie te dikujt, e analizon dhe e verifikon. Nese gjen nje perputhje me nje fakt tjeter dhe nje vijimesi atehere quhet konfirmim. Nuk ka rendesi qe e kishte thene dje KESH, para apo pas deklarates se Bellos. Sa per ilustrim, nese sot gjendet nje liber apo fakt historik i shprehur me pare rreth nje ceshtje te caktuar si psh islamizimit me force te shqiptareve, edhe pse kjo tashme dihet, nje dokument i kohes do te ishte nje konfirmim me teper i ketij fakti edhe pse me pare ne kohe. Lexoje disa here ta kuptosh.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Reagimi i KESH-it nje dite me pare ishte lajm dhe nuk mund te konfirmoje Bellon, qe ka nje reagim te njejte a te ngjashem nje dite me pas. Anasjelltas, po.

Tek ilustrimi fiktiv qe sjell, [e]dhe pse kjo tashme dihet [sic.], mbaj parasysh qe ne kontekstin perkates fakti a libri 'nuk ekziston', per sa kohe nuk ka dale ne pah. Shfaqja e tij konfirmon c'eshte pretenduar apo vertetuar me pare, vetem pasi zbulohet. Vete shkrimi i librit para disa shekujsh, nuk ka kurrfare vlere ne analizen a konfirmimin e nje situate sot, nese ekzistenca e ketij libri nuk njihet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.