Paloka nuk i ndahet idesë se zgjedhjet u humbën për shkak të ministrave arrogantë

Postuar në 13 Korrik, 2013 09:28

Në Partinë Demokratike vazhdojnë të besojnë se zgjedhjet i humbën për shkak të arrogancës së ministrave sepse gjithçka tjetër shkonte vaj. Në një intervistë për Ora News, deputeti Edi Paloka i ka mëshuar qëndrimit se arsyet e humbjes fillojnë nga arroganca e ministrave, të cilët e tregonin këtë sjellje edhe me deputetët, jo më me qytetarët. Pastaj, ka veçuar si shkak koalicionin me LSI-në në mandatin e dytë dhe listat jo të mira të kandidatëve. Paloka ka mirëpritur idenë e krijimit të një formacioni të qëndrueshëm të së djathtës shqiptare. Për të kaluar në kritikat për mazhorancën e re: “Premtimet e së majtës rezultuan fasadë elektorale dhe jo projekte konkrete për qyetarët”. Sipas tij, po faktohen si të pamundura premtimet e PS-së për taksën apo shërbimin shëndetësor falas”.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.