Të arratisurit shqiptarë “thellojnë krizën greke”, kostoja financiare për kapjen e tyre arrin në 1.000.000 euro

“Fiaskoja e artë”!... e ka quajtur gazeta greke "Protothema" shkrimin mbi dështimin e policisë greke për kapjen e shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallas, duke shtuar se "deri tani operacioni për kapjen apo eleminimin e shqiptarëve të arratisur ka kushtuar jo pak, por 1.000.000 euro".
Nga 22 marsi, kur ata u arratisën nga burgu i Trikallas, thuhet në artikull, i bien kryq e tërthor Greqisë dhe janë gati të kalojnë si zotërinj kufirin për në Shqipëri, Polica Greke shpenzoi mijëra e qindra mijëra euro për të ndjekur ata. Ka shumë gjasa që shqiptarët e arratisur të detyrojnë policinë greke në një fiasko totale, e cila pavarësisht operacionit gjigand deri tani nuk ka asnjë rezultat. Dhe të gjitha këto shifra marramendëse në një kohë kur Greqia e përfshirë nga kriza ekonomike pret rrogat e pensionet dhe pushon nga puna mijëra punonjës shtetërorë”, shkruan gazet në fjalë.
Më pas gazeta në artikullin e saj jep shifrat e sakta të pagesave për të gjitha kategoritë e policëve, komandove, polumbarëve e gjurmuesve, por edhe shpenzimet për pilotët, skafistët dhe punonjësit e tjerë, që i mbështesin nga zyrat dhe gjurmimet e radarëve dhe të kamerave termike.
Në rast se shifrat janë të sakta, atëherë shuma prej 1.000.000 euro, e shpenzuar deri tani, është tepër e lartë dhe pritet të shtohet edhe me disa qindra mijëra euro për sa kohë që shqiptarët e arratisur do të vazhdojnë të jenë të lirë.
Zh.
Add new comment