Ç’po ndodh me ARMO-n? Drejtorët e saj akuzojnë “segmente të shtetit” për grabitje aksionesh

Diçka po ndodh me ARMO, pa edhe me Taçi Oil. Nëse prej javësh tashmë, shumë pika karburanti që mbajnë logon e Taçit janë bosh dhe nuk furnizojnë asnjë makinë, historia më e freskët vjen nga rafineritë e përpunimit të naftës në Fier dhe Ballsh. Për ç’arsye? Vetë drejtuesit e këtyre dy rafinerive kanë deklaruar për televizionin Albanian Screen, ku drejtori i përgjithshëm është Rezart Taçi, se synimi është rrëmbimi i aksioneve të kompanisë ARMO. “Që prej 4 vitesh kjo sipërmarrje private është përballur me gjoba të paligjshme dhe arbitraritet të qëllimshëm. Vetëm në dy muajt e fundit shuma e gjobave abuzive ndaj kompanisë ARMO ka arritur mbi 60 milionë dollarë. Qëllimi i vetëm i strukturave shtetërore është të zhvasë pa asnjë lek aksionet e këtij aseti të padiskutueshëm të industrisë së naftës në Shqipëri”, thotë një rubrikë lajmi në AS.
Por së fundi punëtorët e ARMO-s kanë protestuar ndaj pronarit të tyre për rrogat, i njëjti problem që kanë pasur edhe punonjës të televizionit të mësipërm. Nga ana tjetër, kompania turke Kurum bleu rafinerinë e Cerrikut, një konkurrent i fortë në sektor, ndërsa tani, shumëkush nga lexuesit mund të çuditet se prej vitesh, pikërisht ARMO paska qenë e persekutuar nga shteti.
A.K
Comments
PO CPERSEKUTIM O AMAN PASKA
<p>PO CPERSEKUTIM O AMAN PASKA PASUR ARMO?!</p><p>aRMO KA 4.5 VJET QE PUNON PA SHLYER ASNJE NGA KOMPANITE QE MERR LENDET E PAR:NAFTE, ENERGJI. UJE. LERINI MO KETO SPEKULLIME. ARMOS I LEVERDIS TE MERRET NGA SHTETI SE NUK SEKUESTROHEN PASURITE E TJERA TE PRESIDENTIT DHE PO BEJNE NJE FILM SERIAL QE TE BINDIN BOTEN. </p>
Add new comment