Rritja e numrit të azilkërkuesve kosovarë, shqetësim për Perëndimin

Postuar në 14 Korrik, 2013 05:55

Veprimtarë të të drejtave të njeriut, njohës të çështjeve evropiane, si dhe institucione që merren me lëvizjet e njerëzve nëpër botë kanë vënë re një rritje të azilkërkuesve nga Kosova, duke nxjerrë si shkak mosbesimin e qytetarëve në ardhmërinë e tyre.

Autoritetet në Kosovë kanë ngritur shqetësimet me shtimin e numrit të azilkërkuesve nga Kosova për në vendet e Evropës perëndimore. Autoritetet thonë se kanë filluar hetimet në përpjekje për të penguar veprimin e grupeve që organizojnë dhe mbështesin kontrabandën me emigrantë të paligjshëm, çështje kjo që sipas autoriteteve ndikon në procesin e liberalizimit të vizave.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropën Juglindore jashtë procesit të liberalizimit të vizave dhe qytetarët e saj mund të udhëtojnë në shumë pak vende pa viza.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.