Arben Imami shet pronat e Ministrisë, një javë pas zgjedhjeve

Postuar në 14 Korrik, 2013 14:18

Taulant Balla ka publikuar disa dokumente sipas të cilave, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka nisur procedurat për privatizimin e disa pasurive të Ministrisë vetëm një javë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Tërheqin vëmendjen disa prona të cilat ndodhen kryesisht në bregdet, si Ksamil, Vlorë, Durrës dhe ish-reparte ushtarake. Balla tha se tenderimi për blerjen e këtyre objekteve është publikuar vetëm në buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. “Në Ksamil, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë në ankand një sipërfaqe prej 3000 m2, me vlerë fillestare ankandi prej 12 milionë lekësh. Në Babicë ka nxjerrë për shitje një sipërfaqe prej 625 m2, me vlerë ankandi fillestare 2 milionë lekë. Këto dy reparte ushtarake janë në dy zona shumë të lakmuara turistike. Në ankand po nxirret edhe një grup depo municioni, në Berat me një sipërfaqe prej 24089 m2. Qeveria në detyrë e Sali Berishës ka nxjerrë në shitje edhe një fabrikë dhe depo luledielli në Delvinë, Postën e policisë Kufitare në Fier, madje edhe ish-teatrin e kukullave në Kukës”, ka deklaruar Balla. Sipas tij, disa nga pronat po shiten shumë herë në vlerën e tyre të tregut. Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama dhe PS-ja kanë deklaruar se do të zhbëjnë çdo vendim që qeveria Berisha do të ndërmarrë gjatë qëndrimit në detyrë pas 23 qershorit.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Qeveria në detyrë e shokut Sali Berisha ne bashkpunim me gjeneralin e Jugut shokun Arbenis Imamis ka nxjerrë në shitje edhe një fabrikë perpunimi leshi&nbsp;dhe depo&nbsp;me ilac cimkash&nbsp;në Zgerdhesh te Krujes,&nbsp;nje dyqan demode vjetersirash ne Corovode, nje magazine cakmakesh ne Shkozet, orkestren frymore&nbsp;në Cerrik, pularine e Tropojes, nje punishte tejzgjahu ne Kallmet te Lezhes, nje depo zifti ne Karavasta, madje edhe ish-teatrin e kukullave në Zerqan te Dibres&rdquo;, ka deklaruar shoku Taulant Balla. Sipas tij, disa nga pronat po shiten shumë herë në vlerën e tyre të tregut. Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama dhe PS-ja kanë deklaruar se do të zhbëjnë çdo vendim që qeveria Berisha do të ndërmarrë gjatë qëndrimit në detyrë pas 23 qershorit nqs Saliu nuk ben grusht shteti para 14 shtatorit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.