Ndarja e mandatit të deputetit nga ministri, e pamenduar mirë, thotë Luan Rama

Ideja fillestare e Edi Ramës për të ndarë postet e deputetit nga ai i ministrit, gjeti shpejt edhe mbështetjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një shenjë kjo, e cila u interpretua se gjërat brenda koalicionit ishin në sinergji të plotë. Por, Luan Ramës, sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, ky rregull nuk ia mbush fort mendjen. Në një deklaratë për Ora News, Rama ka thënë se çështja e ndarjes së mandatit të deputetit nga ai i ministrit duhej të ishte diskutuar më mirë. “Nuk di në Europë të ketë vend tjetër që e aplikon këtë standard, me përjashtim të Francës. Është një problem për të cilin është shpallur një qëndrim nga kryetari i PS-së, me ketë parim ka rënë dakord edhe LSI-ja, për të mos krijuar dy standarde”, janë fjalët e Ramës. I pyetur nëse do të ishte gati ta linte mandatin e deputetit për një post ministror, ai ka saktësuar se do të orientohet drejt mandatit të përfaqësimit politik dhe jo emërimit.
Re.Pu
Comments
Duhet shporrur LSI-ja nga
<p>Duhet shporrur LSI-ja nga qeveria.</p><p>Ne djall te shkoje</p>
Add new comment