Fatos Tarifa: Kastriot Islami? Është njeri pa vlerë, nuk ka kuptim të merresh me të

Fatos Tarifa ka folur qysh para zgjedhjeve, madje me tone të ashpra kritike ndaj maxhorancës së drejtuar nga Berisha, por ka folur dhe pas tyre. Këtë gjë bën edhe në një intervistë të publikuar në Ditën e sotme, ku ndarjen nga Berisha e konsideron një ndarje nga një fatkeqësi kombëtare. Në intervistë flet dhe për maxhorancën e re, për garën në PD mes Bashës e Olldashit (nuk mban anë as për njërin, as për tjetrin), por ka një moment “pikant” të lidhur me Kastriot Islamin. Dhe jep disa konsiderata të pamëshirshme: “Nuk është nën dinjitetin tim të merrem me një njeri krejtësisht pa vlerë si ky që përmendni ju. Më thuaj, të lutem, cili qytetar i Republikës sonë do ta kishte për zemër një njeri dhe një politikan si ai. Përse qytetarët e Tiranës, apo ajo pjesë e mençur dhe e kultivuar e votuesve demokratë të kryeqytetit, do të duhej të votonin për një njeri si Islami, me të cilin nuk i lidh asgjë, as bindjet, as morali, as karakteri, as qëllimet, as simpatitë apo përkatësia politike? Në fund të fundit, se ç’përfaqëson ky individ, këtë e ka dëshmuar vetë ai; s’është nevoja ta them unë. Nuk kërkon ndonjë zotësi të veçantë ta quash të zezën të zezë dhe të keqen të keqe, apo jo?”
Intervista e plotë mund të gjendet në linkun http://gazetadita.al/u-ndame-me-nje-fatkeqesi-kombetare/
Re.Pu.
Comments
"Nuk kërkon ndonjë zotësi të

"Nuk kërkon ndonjë zotësi të veçantë ta quash të zezën të zezë dhe të keqen të keqe, apo jo?”--Perveç zotesise, per ti thene te zezes te zeze, e te keqes te keqe, kerkohet edhe vullneti per ta bere kete gje. Shembuj kur te zese i thuhet e bardhe, dhe te keqes e mire, edhe kur e verteta dihet, por vullneti per ta artikuluar mungon, ka sa te duash. Mund te gjesh me qindra edhe ketu ne Respublica.

Kastriot Islami!!?? Se ka

Kastriot Islami!!?? Se ka te gjate as si deputet. Kane filluar presionet ndaj tij nga ana e PD, per te dorezuar mandatin me hir, dhe po nuk deshi edhe me pahir... Dje ishte festa e Pocemit, ku mblidhet e gjithe Mallakastra. Perse nuk shkoi Kaco? Se do ta zinin kalamajte me gure...

..po ta heqësh emrin e

..po ta heqësh emrin e Kastriot Islamit dhe të vendosësh atë të Ilir Metës shkrimi nuk ndryshon aspak, dhe këtë nuk ka se si e mohon Fatos Tarifa.... bile ai prandaj edhe e ka shkruar !

Fatos fatkeqesi kombetare

Fatos fatkeqesi kombetare eshte qe nje njeri si ty i incizuar (dhe publikuar) duke kerkuar rryshfet per rregullimin e ambasades sone ne SHBA nuk eshte ne kokerr te burgut por jep intervista ....

Add new comment