KQZ-ja rrëzon LSI-në, Kukësi 3 me 1 për PD-në

Çështja e mandatit në pikëpyetje në qarkun e Kukësit nuk ka shkuar ashtu siç e priste Lëvizja Socialiste për Integrim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e saj për rinumërim të votave, pasi sipas KQZ-së provat që u paraqitën nga subjekti politik nuk përbëjnë provë për hapjen e kutive. Kjo do të thotë se rezultati i Kukësit është vulosur në 3 mandate për PD-në dhe 1 për PS-në. LSI-ja pretendonte një mandat, të cilin e ka humbur vetëm për një grusht votash. Ajo paraqiti në KQZ edhe materiale filmike si prova për të bindur KQZ-në për të rinumëruar 15 qendra votimi. Shansi i fundit për LSI-në mbetet Kolegji Zgjeshor, por edhe ky institucion vështirë se mund të vendosë për rinumërim të votave.
Re.Pu
Comments
Vendim OK! Ndikon mire te
<p>Vendim OK! Ndikon mire te pakten per pluralizmin.</p>
Add new comment